Ndodh ‘hataja’ në funeralin e reperit të njohur, 3 të plagosur dhe një i vdekur - Arbëria News

Ndodh ‘hataja’ në funeralin e reperit të njohur, 3 të plagosur dhe një i vdekur

Për të gjithë që nuk janë të informuar reperi i njohur amerikan Nipsey u qëllua për vdekje me 31 mars të këtij viti.

Teksa qëndronte me 2 miq të tij jashtë dyqanit të tij ai u qëllua nga Eric Holder.

33-vjeçari Nipsey Hussle, emri i vërtetë i të cilit ishte Ermias Davidson Asghedom, mësohet se ka qenë pjesë e bandës së kriminelëve “Rollin ’60”, kur ishte adoleshent.

Ai më pas spikati për aftësitë e tij në muzikën rep u përfshi në projekte arti.

Dhe të enjten në Kaliforni u mbajten homazhe ne nderim të reperit të cilat u shoqëruan me  incidente, tre vetë u plagosën dhe një tjetër humbi jetën.

Viktimat e moshës 30-50 vjeçare ishin tre meshkuj afroamerikanë  dhe një grua e cila ishte gjithashtu afroamerikane, deklaroi policia e Los Angeles.

Incidenti ndodhi rreth 15 minuta larg vendit ku Nipsey u vra në mars.

Disa fansa kishin udhëtuar me qindra kilometra për të qenë në memorial.

Policia bëri thirrje vazhdimisht për të ndalur incidentet dhe dhunën.

Deri më tani nuk ka asnjë të dhënë se incidenti ishte i lidhur me memorialin e Nipsey Hussle por shefi i LAPD tha se ndodhi “në mes të këtij memoriali”./Express

Image
Image
Image

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 × 3 =