Ndotja “mbyt” Zharrëzën/ Banorët: Janë shtuar sëmundjet kancerogjene - Arbëria News

Ndotja “mbyt” Zharrëzën/ Banorët: Janë shtuar sëmundjet kancerogjene

Derdhjet e pakontrolluara në përrua të mbetjeve hidrokarbure, pellgjet me naftë përreth puseve të naftës dhe gazi që çlirohet në ajër, e kanë rënduar së tepërmi jetesën e banorëve të fshatit Zharrës.

Ndotja e ambientit në këtë zonë naftëmbajtëse është shkaku kryesor i sëmundjeve në gjak. Banorët thonë se pjesa më e madhe e njerëzve që jetojnë këtu, nga të moshuarit deri te fëmijët janë të prekur me fenole në gjak, ndërsa së fundi janë shtuar edhe rastet e sëmundjeve kanceroze.

Të vetëdijshëm për pasojat e rënda të ndotjes nga mbetjet hidrokarbure, banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga kompanitë e nxjerrjes së naftës që operojnë në këtë zonë, në mënyrë që fëmijët e tyre mos të kenë të njëjtin fat.

Vetëm në zonën e Zharrëzës janë 7 puse nafte me ndotje të lartë të mjedisit, 4 gropa ekologjike që depozitojnë mbetjet hidrokarbure, depozitat mijëra tonëshe të naftësjellësit si dhe përroi ku bëhen shkarkimet e mbetjeve të naftës, sa herë që ka reshje shiu.

Top Channel

 

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

two × two =