Qeveria, projekt që bashkon tatimet me doganat - Arbëria News

Qeveria, projekt që bashkon tatimet me doganat

tatimet

Qeveria po studion mundësinë e bashkimit të Tatimeve me Doganat në një institucion të vetëm. Zyrtarë të lartë në ministrinë e Financave bëjnë të ditur se që prej vitit të kaluar është ngritur një grup pune që po shqyrton mundësinë e këtij bashkimi, healing duke studiuar eksperiencën e tre vendeve: Gjeorgjisë, find Kanadasë dhe Suedisë.

Por ky proces nuk duket të jetë i lehtë, dosage edhe pse qeveria e ka premtuar në programin e saj. Kjo për shkak të nivelit të lartë të informalitetit në Shqipëri, por edhe problemeve me realizimin e të ardhurave.

Burimet e mësipërme shpjegojnë se nëpërmjet këtij bashkimi synohet një rritje e efekasitetit të punës së organeve fiskale, si dhe lehtësimit të burokracive për biznesin, që do të trokasin në një derë të vetme. Nga ana tjetër, janë shumë problematika që duhen zgjidhur, duke filluar nga ato ligjore. Pasi një bashkim i mundshëm, do të kërkojë ndryshimin e disa ligjeve që rregullojnë aktualisht punën e Tatimeve dhe Doganave, shkruan ora news.

Problem mbetet edhe mënyra e bashkëpunimit, pasi duke qenë një eksperiencë e re në një periudhë afatshkurtër mund të krijojë probleme. Shkurtimi i numrit të punonjësve është një tjetër shqetësim, që do të sjellë bashkimi i dy administratatave. Ndërkaq financat nuk japin afat për konkretizimin e këtij projekti.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

15 − eight =