Në vdekje lulet t’i shpija vetë - Arbëria News

Në vdekje lulet t’i shpija vetë

Në 65- vjetorin e lindjes së poetit Jamarbër Petro Marko (Madus).

Madu!

Sot i dashur mik ke ditëlindjen. Kur ishe vetë nuk e kujtoje, unhealthy kur ta kujtonin thoje: “kemi lindur të vdekur për të vdekur përsëri” dhe qeshje me të madhe.

Sot nuk po ta kujtoj as unë, prostate por po ndaj disa gërma të tuat që ranë nga kumti yt i dhmbjes për çfarë shihje rrotull.. nuk u pajtove kurrë me ata, ndjeje keqardhjë për mizerjen e tyre morale, intelektuale që si kukullat ruse parakalonin para teje….

Nje ditë do të shihemi përsëri, do të qeshim përsëri, tashmë jo me fytyrë nga qielli, por nga toka….

Disa poezi të Jamarbër Markos (Madus)

* * *

Ti nuk qeveris mbretër, rrënoja
Ti nuk provon veten, jetën
Ti nuk shkel arsyen, dashurinë
Ti nuk afron frikën, pëlqimin
Ti do të tretesh në rrugë.

Në gjyq

Ju lutem xhelatë
Më buzëqeshni.
Nuk jam fotograf
Jam thjesht
Vrasësi juaj.

* * *

Në udhë hapi do jetë i imi
Në jetë fryma do jetë e imja.
Sa dëshirë
Në vdekje lulet t’i shpija vetë

* * *
Njoh një njeri
Që gjithmonë ka gabuar.
Njoh një njeri
Që gjithmonë rrugën ka humbur.
Kur kthehej tek unë
E dënoja
Me një shpresë të re.

* * *
Jau kam falur
Ditën kur më dënuat me vdekje.
Jau kam falur
Orën kur vuajta çmëndurinë.
Jau kam falur
Minutën kur dashurova gënjeshtrën.
Do të hakmerrem për sekondën kur më bëtë zot.

Foto 1. Shkurt 1988 në Shkoder
Foto 2. Korrik 1992 në shtëpinë e Madus980879_10209070498020628_1065045597344163236_o 12440580_10209070495860574_5447704484278107887_o

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

5 × 3 =