Negociatat/ Kryeministri holandez: Duhet të bëhen më shumë punë në të dy vendet. Lista më e gjatë për Shqipërinë - Arbëria News

Negociatat/ Kryeministri holandez: Duhet të bëhen më shumë punë në të dy vendet. Lista më e gjatë për Shqipërinë

Ndërsa sot pritet vendimi i Këshillit Europian, sa i përket çështjes së çeljes së bisedimeve për anëtarësim, kryeminsitri holandez, Mark Rutte, tha se të dy vendet duhet të bëjnë më shumë, ndërsa shtoi e lista është pak më e gjatë për Shqipërinë.

Për “Politico”, ndërsa pranoi se të dy vendet, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, kanë bërë punë të mëdha, duke përmendur përpjekjet për sundimin  e ligjit dhe ndryshimin e emrit të Maqedonisë së Veriut, sipas Rutte, ka ende punë për t’u bërë.

Ne të gjithë e pranojmë se si në Maqedoninë e Veriut ashtu edhe në Shqipëri, janë bërë shumë punë të mëdha. Në përmirësimin e sundimit të ligjit në të dy vendet dhe ndryshimi i emrit të Maqedonisë së Veriut, për të zgjidhur konfliktin me Greqinë. Por duhet të bëhen akoma më shumë punë në të dy vendet dhe lista është pak më e gjatë për Shqipërinë”, tha ai.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

20 + 11 =