Nëna , djali dhe amaneti i të shoqit (ngjarje e vertete) - Arbëria News

Nëna , djali dhe amaneti i të shoqit (ngjarje e vertete)

13895596_10209831182247059_4042993275466422157_n
Nga Albana LIFSCHIN

Atë ditë që u martuan, link ai i premtoi gruas që do të blente një shtëpi private, treat të bukur e me oborr ku do të rriteshin fëmijët e tyre. Dhe filloi bënte dy punë njëherësh për të mbajtur premtimin. Shtepia u ble dhe gjithçka u lidh me të, ëndërat, fëmijët , e ardhmja. Djemtë u rritën, u shkolluan, u martuan dhe shkuan në shtëpitë e tyre. Foleja e prindërve i mblidhte sërish në grohtësinë e dashurinë e saj.

Babai i bëri edhe disa shtesa të vogla duke e zgjeruar e bërë me komode për të gjithe. Para se të vdiste i la amanet gruas së dashur, që “në asnjë rrethanë të mos lëvizte nga shtëpa, por të jetonte aty deri në ditën e fundit”. Ajo shtëpi mbante kujtimet e gjithë jetë së tyre. Gruaja i dha fjalën. Kur mbushi tetëdhjetë vjeç ,ajo vendosi ta kalonte shtëpinë në emrin e djalit të madh, por me një kusht: Do të jetonte në atë shtëpi deri ditën e fundit të jetës,-duke mbajtur amanetin e të shoqit. 

Vitet kaluan, gruaja u bë 90 vjeç. Megjithëse e moshuar ishte në gjendje të gatuante për veten e saj. Mikeshat e vjetra e vizitonin shpesh e shpesh e merrnin të drekonin jashtë sëbashku. Ndodhej vazhdimisht nën kontrollin rutinë të mjekëve dhe kujdesin e një gruaje të punësuar posacërisht për të. Vetëm vizitat e djalit trashëgimtar erdhën duke u ralluar; kalonin muaj e muaj të tërë pa e parë nënën.
Një fillim dhjetori zonjës së moshuar i vjen një letër ligjore që i kërkonte të dilte nga shtëpia e saj, e më shumë se 60 vjetëve. Djali trashëgimtar nuk kishte duruar më. Nëna kishte jetuar gjatë, përtej parashikimit të tij. Atij i duhej shtëpia se nga shitja e saj mendohej të merrte mbi 330.000 mijë dollarë. Djali e vuri nënën para alternativës : “Duhet të shkosh në azil pleqsh dhe rri atje me moshatarët e tu. Në këtë shtëpi nuk mund të jetosh më. Ajo me ligj më takon mua.
Gruaja kuptoi thellë amanetin e mënçurinë e të shoqit.
Ishte pragu i krishtlindjeve kur si dhuratë nga i biri 70vjeçar , nënës së vetmuar i erdhi ‘ftesa’ për në gjykatë.
(Albana Lifschin, nga shënimet – 2012 )

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 × 3 =