Nëna kërkon të hakmerret ndaj dokëtorëve pasi fëmija humbi jetën - Arbëria News

Nëna kërkon të hakmerret ndaj dokëtorëve pasi fëmija humbi jetën

Vetëm katër ditë më parë ajo u gëzua me një djalë, viagra approved ndërsa sot vuan vdekjen e tij. Semke Hyka nga Pogradeci, healing nënë për here të parë, information pills me lot në sy rrëfen për “News24” çastet e tmerrshme që po përjeton me vdekjen e mistershme të fëmijës së saj në maternitetin e Pogradecit.

ambulancaAjo pohoi se fëmija lindi normalisht dhe pa asnjë komplikacion, ndërsa një ditë më pas ajo vërejti se ai kishte infeksion në lëkurë.

“Një ditë pas lindjes fëmija nuk mundej të ushqehej. Vumë re se foshnja kishte infeksion në lëkure. Ilaçet i kemi blerë vetë sepse nuk kishte në spital.”, tregon mes dhimbjes nëna. Hyka theksoi se foshnja e saj kishte qëndruar në atë gjendje 2-3 orë, ndërsa infermieret nuk i kishin bërë asgjë.

Ndërkohë, më i ashpër ka qenë reagimi i babait të foshnjës, Agron Hyka, i cili ka akuzuar mjekun dhe infermierët për neglizhencë. “Fëmijën na e vranë, të vihet drejtësi në të kundërtën do marr hak”, tha ai.

Sipas familjarëve foshnja lindi para 4 ditësh dhe mjekët të cilët e kishin ndjekur lindjen iu kishin thënë se fëmija ishte mirë.

Mësohet se fëmija ka pasur komplikacione dhe për këtë e kishin nisur rreth drejt Tiranës por rrugës foshnja kishte ndërruar jetë.

Familjarët të tronditur për humbjen kanë dyshime të forta se faji është i mjekëve pasi ata u kishin deklaruar se fëmija kur lindi pas operacionit ishte në gjendje të mirë shëndetësore.

Ndërkohë në maternitet mbërriti policia e Pogradecit, e cila mori në pyetje mjeket dhe familjarët.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

nine − 4 =