Nesër mblidhet komisioni hetimor për shkarkimin e Metës - Arbëria News

Nesër mblidhet komisioni hetimor për shkarkimin e Metës

Komisioni Hetimor për shkarkimin e presidentit Meta nuk do të humbasë kohë për nisjen e procedurave hetimore mbi anulimin e dekretit të zgjedhjeve të 30 qershorit nga presidenti i Republikës. Deputeti Alban Zeneli, njëkohësisht nënkryetari i Komisionit Hetimor tha se mbledhja e parë e komisionit pritet të jetë ditën e nesërme. “Mbledhja e parë e komisionit hetimor për presidentin është brenda 3 ditëve dhe besoj se do jetë nesër”.

Report tv mëson se mbledhja e parë e komisionit hetimor pritet të jetë në orën 13:00 të ditë së nesërme. Hapi i parë që do të ndërmerret do të jetë ngritja e një sekretariati teknik që do punojë edhe gjatë muajit gusht. Ndërkohë, brenda muajit korrik komisioni hetimor do të zhvillojë dhe 3 ose 4 mbledhje të tjera.

 

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

two + 1 =