Nga Fushë Kruja ishte nisur drejt Durrësit, policia kap 48 vjeçarin, ja çfarë kishte me vete - Arbëria News

Nga Fushë Kruja ishte nisur drejt Durrësit, policia kap 48 vjeçarin, ja çfarë kishte me vete

Nje person eshte vene ne pranga nga Policia e Qarkut Durrës ne një tjetër rast te goditjes së prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas nga Fushë – Kruja po transportonte një sasi lënde narkotike drejt Durrësit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Rrethi”.

Si rezultat i operacionit, në lagjen nr. 13, në Plazh, Durrës është vënë në pranga shtetasi K. V., 48 vjeç, banues në Fushë – Krujë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip Benz, drejtuar nga shtetasi i mësipërm u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale rreth 46 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Canabis Sativa.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 × one =