Nis testimi i Administratës Publike, ja kush rrezikon - Arbëria News

Nis testimi i Administratës Publike, ja kush rrezikon

administrata

Administrata Publike do të kalojë në një test të përgjithshëm për njohuritë dhe aftësitë në punë. Provimi në rang kombëtar ka filluar për një pjesë të nëpunësve, diagnosis teksa do të vijojë i kategorizuar sipas pozicionit të punës.

Të parët që janë duke u testuar, order janë sektorët e burimeve njerëzore nëpër institucione, diagnosis për të vijuar me testimin e asaj pjese të administratës që mbulon çështjet e integrimit. Nëse një punonjës ka një rezultat jo të kënaqshëm, (0-50 pikë në total) atëherë do të duhet t’i nënshtrohet një trajnimi të posaçëm për të përftuar njohuritë e nevojshme. Pas trajnimit shtesë, çdo nëpunës ka mundësinë të testohet 3 herë rresht dhe nëse nuk arrin rezultatin e duhur, atëherë do të duhet të lërë vendin e punës.

Nga drejtuesit e DAP është bërë e ditur se po testohet grupi i nëpunësve ekzistues, në njësitë e burimeve njerëzore, në total 115 nëpunës. Ky është testimi i dytë i organizuar në kuadër të vlerësimit të nëpunësve civil për përfitimin dhe përditësimin e njohurive shtesë. Testimi i parë, u zhvillua më datë 7 Tetor, ku u testuan nëpunësit ekzistues në njësitë e integrimit evropian. Testimi i ditës së djeshme i përkiste nëpunësve të sektorit të burimeve njerëzore në rreth 50 institucione të administratës shtetërore.

Qëllimi testimit, i cili zhvillohet me shkrim dhe me gojë, është të parashikojë sa janë të aftë dhe se sa e kanë përvetësuar nëpunësit e administratës, Ligjin e Shërbimit Civil, Kodin e Punës si dhe ndryshimet e ndodhura në legjislacionin e fushës së menaxhimit të burimeve njerëzore gjatë periudhës 2013 – 2016. Lidhur me këtë procedurë, ministrja e Administratës Publike, Milena Harito u shpreh: “Me të drejtë shpesh herë është ngritur shqetësimi, po përmirësojmë rekrutimin, pra ata që hyjnë në administratë. Por çfarë ndodh me ata që janë në administratë?

Dhe pikërisht kjo është faza e dytë e Reformës.  Kemi bërë trajnime masive nëpërmjet Shkollës Shqiptare të Administratës Publike, por kjo fazë e dytë e përmirësimit të burimeve njerëzore që janë aktualisht në administratë fillon konkretisht tani sipas bazës ligjore që kemi. Pra fillon testimi i punonjësve të cilët janë pjesë e administratës.

Pse bëhet kjo? Kjo bëhet sigurisht për të përmirësuar cilësinë e burimeve njerëzore por edhe sepse procesi i çeljes së negociatave i cili shpresojmë të fillojë shumë shpejt, është një proces i gjatë, shumë i vështirë që kërkon një cilësi burimesh njerëzore në të gjithë administratën ku ne të gjithë kemi për detyrë të përmirësohemi.

Testimi do të shoqërohet në rastet kur është e nevojshme me trajnime të thelluara për fusha specifike, sigurisht në rast se pas disa trajnimesh e disa testimesh, punonjësit nuk e kapin nivelin e duhur do të ketë dhe sanksione sepse ky është një proces ku gjithësekush duhet të investohet edhe personalisht për të mbajtur nivelin e duhur për administratën publike”.

Ndërsa drejtoresha e Departamentit te Administratës Publike, Albana Koçiu shprehet: “Janë rreth 115 punonjës, të cilët sot po i nënshtrohen një vlerësimi, një testi me shkrim dhe në ditët në vijim dhe një interviste me gojë.

Kjo bëhet për të përcaktuar sa janë të aftë dhe se sa e kanë përvetësuar Ligjin e Shërbimit Civil dhe Kodin e Punës që janë dy legjislacione bazë që rregullojnë marrëdhëniet e punës në administratën shtetërore. Në vijim ne do të jemi në gjendje si Departament i Administratës Publike së bashku me Shkollën e Administratës Publike, të themi se kush janë punonjësit të cilët kanë nevojë për trajnim të thelluar dhe që do të duhet që të vijohet me një set trajnimesh specifike të dedikuar për vendin e punës”./Shqiptarja.com/

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

two + six =