Nishani për “Al‐Xhazira”: Nuk egziston mafia shqiptare, por ka krim të organizuar në vend - Arbëria News

Nishani për “Al‐Xhazira”: Nuk egziston mafia shqiptare, por ka krim të organizuar në vend

Presidenti i Republikës Bujar Nishani, there deklaroi në një intervistë televizive për “Al­Xhazirën” se në Shqipëri ekziston krimi i organizuar, online por spekulohet kur flitet për mafian shqiptare.

Sipas Presidentit Nishani, lufta ndaj krimit bëri që Shqipëria të meritonte lëvizjen e lirë të qytetarëve pa viza në Bashkimin Evropian, ndërsa vendi është bërë pjesë e strukturave ndërkombëtare për të luftuar krimin e organizuar

“Nuk mund të them se mafia shqiptare ekziston. Kemi krim të organizuar. Për arsye të ndryshme, spekulohet për vendin tonë në këtë pikë. Por Shqipëria bashkëpunon ngushtë me struktura ndërkombëtare si INTERPOL dhe EUROPOL për të luftuar me krimin e organizuar. Disa vite më parë ne përfituam lëvizjen e lirë, që e arritëm falë kësaj lufte”,­deklaroi Nishani në një intervistë në emisionin “Pa kufij” për gazetarin e Al­Xhazira Ahmed Mansur, gjatë vizitës së tij zyrtare në Katar.

Deklaratat e kreut të shtetit vijnë në një kohë kur në Shqipëri klasa politike është përfshirë në debate të forta lidhur me çështjen “Doshi”.

Pak ditë më parë deputeti i shkarkuar nga grupi parlamentar socialist, Tom Doshi, ka ngritur akuza ndaj kryeparlamentarit Ilir Meta, duke pretenduar se ai ka organizuar një atentat ndaj tij dhe deputetit tjetër të Kuvendit të Shqipërisë Mhill Fufi. Për këtë çështje Prokuroria e Krimeve të Rënda ka thirrur në raportim disa prej krerëve më të lartë të shtetit si dhe deputetin në fjalë, ndërkohë që opozita më datë 12 mars mbajti edhe një protestë në sheshin qendror të kryeqytetit, duke kërkuar dorëheqjen e kreut të Kuvendit.

Ndërkaq, Presidenti i Republikës Bujar Nishani, në intervistën e tij u shprehet optimist se Shqipëria do të jetë anëtare e Bashkimit Europian brenda 10 viteve, ndërsa vlerësoi edhe harmoninë fetare që ekziston në vend. “Krahas kontributeve të tjera që do të jepte Shqipëria si vend europian, ne mund të ofronim edhe një vlerë të veçantë siç është bashkëjetesa dhe harmonia fetare”-deklaroi Nishani

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

2 × 5 =