NJE DISKUTIM QE NUK E BERA PER GAZETARIN E EKONOMISE - Arbëria News

NJE DISKUTIM QE NUK E BERA PER GAZETARIN E EKONOMISE

Ishte e para here qe mora pjese ne nje forum gazetarie per ekonomine. Kjo ndodhi kete fundjave ne Prishtine. Emri i nje gazetari si Vangjush Gambeta, ka hapur gare mes gazetareve te sotem ne kerkim te me te mires ne prurjen e mendimit ekonomik ne ekranet dhe faqet e gazetave. Kjo, per merite te Unionit te Gazetareve dhe posacerisht Kryetarit te ketij Unioni, Aleksander Cipes, qe vete eshte nje gazetar si i lindur e i formatuar prej gares.
E verteta eshte se gazetaret e ceshtjeve ekonomike jane si ujet e paket ne median shqiptare e ndoshta kjo ka vlere te thuhet edhe per Kosoven e Maqedonine e Veriut. Tirana e ka nje reviste “Monitor”, qe ben mirefilli gazetari me “miell” teresisht nga fusha e ekonomise dhe qe ka gjetur mire rrugen per tek lexuesi. Emisionet mbi ekonomine gjithashtu jane te rralla dhe te mbajtura sikletshem edhe ne ekrane te medha. Dua te them se ne kete hapesire gri, kur edhe ekonomia vete eshte gri, gazetaret e ekonomise, jane per t’u cmuar edhe me teper ne mbijetesen e tyre brenda llojit.
Po aq per t’u vleresuar eshte nxitja e konkurrimit dhe motivit per gazetaret e ekonomise, qe prej disa vitesh me radhe, dihet se hapet ne janar e mbyllet ne dhjetor.
“Ilegaliteti dhe legaliteti” ishte qasja themelore e forumit te sivjetem per gazetarine e ekonomise. Qartazi u tha se ekonomia gri është armiku kryesor i zhvillimit ekonomik, nderkohe qe u nënvizua nevoja e realizimit të ligjeve dhe strategjive qeveritare në luftim të ekonomisë ilegale.
Koha fizike nuk ishte per te folur cdo panelist ne forum. Do te doja te ndaja me pjesemarresit dhe koleget gazetare te Forumit te Prishtines, qasjen time per dy pamje te zymta te ekonomise sarandiote, ku nuk eshte se ka heshtur apo se ka deshtuar gazetaria ekonomike. Peshkimi dhe ndertimi jane dy eshtra te forta te ekonomise ne Sarande.
E para: Themi aq dendur ne perditshmerine tone “prodhime deti”. I kerkojme ato ne menune e lokaleve ku ulemi. Dhe e dime aq mire se ato kane per “mbretereshe” midhjen, ne prodhimin e se ciles Saranda eshte unikale. Ka me shume se 60 vjet qe midhja e Liqenit te Butrintit, eshte aset ne ekonomine lokale e kombetare. Europianet vijne ketu, e pelqejne, e kevdojne dhe e kerkojne shijen e saj. Por ne vendin e tyre nuk e gjejne. Po behen 25 vite (nga 30 vite tranzicion) qe “mbreteresha” jone e shperthen guasken e vet dhe vjen ne pjaten e cdo turisti vendas e te huaj tek ne, nderkohe qe tregu europian nuk po cahet, per aresye qe ekspertet dhe gazetaret e ekonomise thone se mbeten absurde. Me “burg pa afat”, e denuar edhe midhja jone. Kultivuesit e midhjes ne impiantet e Liqenit thone se 50 mije tone midhje mund te prodhohen, por vetem per 12 mije tone ka “uri” tregu shqiptar. Dhjetera artikujt me nje radhe argumentash pse nuk duhet te vazhdoje te jete keshtu, nuk kane pire uje. Gazetaria e ekonomise nuk eshte lodhur se shkruari, por muret e politikes ekonomike nuk kane degjuar. Kush ka deshtuar? Gazetaria ekonomike? Ajo ka operuar, por operacioni nuk ka dhene sukses. Nder vite, une dhe koleget e mi, yzmetin ia kemi bere, duke shkruar dhjetera artikuj me argumenta e mendim ekonomik. Por nuk ia kemi dale.
E dyta: Rrenojat e shumta te termetit te 26 nentorit ne gazetareve vendore te Sarandes, na e cuan mendimin tek nje laborator i mbyllur prej vitesh, perballe presionit te ndertuesve. Nje prej ndertuesve sarandiote investimin e tij e orientoi ne hapjen e nje laboratori analizash per “shendetin” e lendeve te para te ndertimit: hekurit dhe betonit. Ne gazetaret e promovuam ate laborator, ndoqem dhe u entuziazmuam per funksionimin e tij. Nuk heshtem edhe kur pronari i tij ndante me ne gazetsret shqetesimet, presionet, shantazhet e kercenimet qe merrte, nga ata qe donin te ndertonin duke shkaterruar standartet. E perseritem edhe keto dite se “vazhdon te na ruaje Zoti nga ndonje termet”, i cili kushedi sa shumeksteshe do te rrafshonte. Ka prej tyre qe nuk kane as themele, pa bere fjale per cilesi hekuri e betoni. Ata qe e dine kete, frikshem perserin se me dridhjen me te pare te mundshme te tokes, ndertime te tilla e pritshme eshte qe te shkermoqen e te perfundojne ne shetitore. Gazetaret nuk kane heshtur, por laboratori i ndertimit hesht.

Nga Thoma Nika

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

5 + sixteen =