Një entusiazt përballë panoramës ogurzezë - Arbëria News

Një entusiazt përballë panoramës ogurzezë

Nje entusiazt perballe panorames ogurzeze
Denisa Daka
Nga kupola e lartē dikush foli dje me krenari, në ditën ndërkombëtare tē korrupsionit, duke sjelle para të gjithëve njē rezyme brilante me rezultatet e jashtēzakonshme të cilat vijonin nē rradhē pērgjatē gjithē kēsaj kohe; suksese tē cilat posacërisht i pērkisnin forcimit të shtetit, hallkave tē sistemit të drejtēsisë. Krenarë për arritjet në pastrimin e kētij sistemi, evidentohej sakaq trasparenca e pērmirēsimi i aksesit tek qytetaret dhe masat pēr ndëshkimin e të korruptuarve dhe tē paaftëve brenda këtij mekanizmi. Tek dëgjoja këtë fjalim “brilant”, me sytē e mëndjes u enda nēpër ato korridore të ftohta tē komisariateve, gjykatave a prokurorive anekēnd Shqipērisē, zyrave të hipotekave e me rradhē kudo ofrohej e priteshin shērbime e para syve më dolën mijēra dosje qē klithnin e flinin prej vitesh ku të mundeshin, një gjykatē e lartë e kushtetuese inekzistente, sportele e shërbime tē munguara e një prokurori si në Ruanda. Afate të shkelura, procedura tē nēpërkëmbura, arrogancē, nepotizëm, paaftēsi, korrupsion, gjithshka nē dēm e kundra qytetarēve padrejtēsisht krejt.. Si shirit i njē filmi para syve m’u ravijëzuan përpjekjet 25 vjecare tē cdonjērit që u rrek të fitojë një tē drejtē nē tē gjitha hallkat e kētij sistemi ndērsa trofetē i fituan pothuaj në tē gjitha rastet ushtarët besnikē pjesë e klaneve të caktuara apo xhonglerē në rradhë tē cilēt arritēn mjeshtērisht krejt të korruptojnē pjesē tē këtij zinxhiri tē gangrenizuar. Dyer të mbyllura e veshë të shurdhët kudo dhe nē rastet e kērcēnimit, vrasjes apo dhunēs sē ushtruar dhe karshi njerēzve nē ushtrim tē detyrēs, njerēz tē pashpresē e pērpjekje tē dēshpēruara kudo.. E ndērsa tē gjallët njē pjesē e tyre, me gjithē tē drejtën e Zotit vijojnë me durim nē kērkimin e të drejtës, tē tjerē që u larguan pa dēshirë nga kjo botē pēr shkak dhe të trazive në rradhē, nuk po gjejnē rehat dhe nē atē botē ēngjējsh me siguri derisa dikush tē mund t’u japē llogari pēr gjithē zullumet në rradhē. Pērpos kēsaj “Vettingu kokēprerēs”, i cili trumbetohet me tē madhe si njē sukses gjigand, me hapin e breshkës (s) dihet sepse, po nxjerr jashtē këtij sistemi vec disa syresh prokurorē e gjyqtarē, pa dērguar askēnd para akuzēs për evazion, fshehje pasurie, lidhje të dyshimta me krimin etcc, teksa heshturazi po legjitimon faktin qē pasurinē e vēnē “me djersē” tē seicilit syresh tē mos e konfiskojē dhe pēr disa kohē derisa seicili t’ia gjejē vendin ta zhdukē atē si nē ditēn 0.. E nēse kjo panoramē ogurzezē, kēto arritje imagjinare, kjo pasiguri reale e ky konfuzion gjigand i cili ja ka arritur qēllimit tē trazojē gjithkēnd nē kētē vend, do tē konsiderohej sukses, ne kemi dēshtuar njēherë e përgjithmonē e jemi të pashpresē pērfundimisht..

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five × 5 =