Nje leksion i nevojshem per Dr. Monika Kryemadhin - Arbëria News

Nje leksion i nevojshem per Dr. Monika Kryemadhin

Përparim Kabo

Një leksion i nevojshëm për Dr Monika Kryemadhin… Sigurisht kërcënimi me jetën e fëmijëve ndodh vetëm në vendet mafioze dhe është një krim që duhet hetuar qoftë edhe kur pohohet mediatikisht, sepse njeriu i thjeshtë thotë…Nëse në atdheun tim e drejta e jetës që është e drejta e parë nuk garantohet për familjen e presidentit të vendit, si mund të jetë e garantuar për ne të tjerët? Njeriu që ka pak arsye ju pyet zonja Monika Kryemadhi…perse fëmijet tuaj kërcenohen ata as kanë bërë krim dhe as i kanë rënë dikujt në qafë? Pra ata mbajnë përgjegjësinë tuaj si politikane? Pyetja e tretë zonja Monika Kryemadhi…Përse që të jeni të sigurt për jetën e femijëve zgjidhni Londrën, pse në Londër nuk bëhen krime? Ju besoj e dini se jeni doktore e shkencave që atje para disa muajsh u zhduk me një gaz vdekjeprurës një agjent i dyfishtë britaniko-rus bashkë me të bijën dhe shteti atje nuk pati mundësi të mbronte, ndaj edhe atje ska garanci absolute? A nuk do ishte më mirë t’i shpinit fëmijët në Skrapar, një zonë e sigurt malore jo sot por për nder vite dhe shekuj madje shumë shumë e sigurt?… Dhe e fundit pyetje, si e përfshirë dhe eskpononte në politik, Ju lutem a mund të dilni në mbrojtje të fëmijëve të ngujuar që u rrezikohet jeta dhe me pasurinë tuaj që e keni vënë me kaq ndershmëri të paguani dhe për disa nga ata jo për të gjithë se janë diku te më shumë se 520 femijë të ngujuar që të studjojnë në Londër? Do ishte një gjest human që do shtonte besueshmërinë tuaj të lekundur…në lidhje me ato që thoni dhe ato që bëni!

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

13 + nineteen =