Një “problem i vogël” me reformën në drejtësi - Arbëria News

Një “problem i vogël” me reformën në drejtësi

Nga Mentor KIKIA

Mos u trembni, troche nuk ka ndërruar mendje opozita sërish. Problemi për të cilin unë flas, site është që reforma duhet zbatuar. Nuk ka asnjë padurim, pasi mund të më thoni, prit t’i thahet boja, dhe të miratohen ligjet përkatëse në vjeshtë. Padyshim që do të marrë kohën e vet. Por shqetësimi im është se ne ligjet i bëjmë sa për makiazh. Sepse na i kërkon BE-ja. Dhe deri tani, problem më i madh nuk ka qenë mungesa e ligjeve, por mënyra se si janë zbatuar ato. Ndaj dhe urimi i të gjithë ndërkombëtarëve ishte; Reforma duhet zbatuar.

Besoj e mbani mend(s’ka kaluar shumë kohë) nga dalldia e madhe që u bë me miratimin e ligjit për dekriminalizimin. Betejë e madhe politike, luftë, derisa më në fund u miratua, me hare të madhe. Shpëtoi politika nga kriminelët. Ndërkombëtarët dërgua telegrame urimi. Ishim të parë në Europë që bëmë një ligj të tillë. Sepse ishim po të parët që gjysmën e deputetëve i kishim burgaxhinj.

Por cfarë ndodhi? Ka dëgjuar ndonjëri që të jetë larguar ndonjë deputet? Po ndonjë zyrtar tjetër? Jo. Edhe një kryetar bashkie, me 7 emra dhe 7 burgje, që u arrestua për nja dy ditë, bënë namin shoket e tij, bënë protesta, shanë mbarë e prapë gjykatësit, derisa e liruan.
Ja pra cili është problem real i këtij vendi. ZBATIMI I LIGJIT! Megjithate derisa te zhgenjehemi, le te shpresojme.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

fifteen − four =