Një vit mungesë dhe Norwich rikthehet në Premier League - Arbëria News

Një vit mungesë dhe Norwich rikthehet në Premier League

Së bashku me Bournemouth dhe Watford ekipi i tretë që ngjitet në Premier League është Norwich. Pas 1 viti mungesë në Premier League ekipi i ‘kanarianve’ arrin të fitoj Play-Off ndaj Middlesbrough duke prerë biletën për në elitën e futbollit anglez

Norwich City rikthehet në Premier League vetëm 1 vit pas rrëzimit të saj në Championship. Kanarinat fituan finalen e play-offit me rezultatin 2-0 ndaj Middlesbrough në Wembley duke e zgjatur pritjen disa vjecare tifozëve të Boros  për të parë sërish skuadrën e tyre në kategorinë maksimale të futbollit anglez. Përvec ngjitjes në Premier League Norwichi me këtë sukses siguroi edhe një xhekpot prej 120 milionë Sterlinash shifër kjo që i akordohet skuadrës fituese të play-offit të Championshipit nga Federata Angleze e Futbollit.

Në një Wembley të mbushur plot e për plot nga fansat e të dyja skuadrave, spektakli ishte prezent që në fillimin e ndeshjes. Pa kaluar ende 9 minuta lojë Johnson goditi traversën ndërsa vetëm pak sekonda më pas erdhi edhe kundërpërgjigjja e Middlesbrough me Vossen që me një goditje fantastike nga distanca e stampoi topin sërish në traversë. Atë që nuk e bënë futbollistët e Boros e bëri sulmuesi Norwich-it Cameron Jerome, i cili në minutën e 12-të kaloi formacionin e trajnerit Alex Neil në avantazh. 3 minuta më pas Kanarinat gjetën edhe golin e epërsisë së dyfishtë me Redmond duke i dhënë drejtim takimit. Pavarësisht përpjekjeve të futbollistëve të Middlesbrough deri në fund nuk ndryshoi më asgjë në rezultat. 2-0 për Norwichin që  rikthehet në Premier League pas 1 viti mungesë ndërsa Boros dhe ish ndihmësit të Mourinhos në stolin e Realit të Madridit Aitor Karanka nuk u mbetet gjë tjetër vecse ta provojnë sërish sezonin e ardhshëm.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

two × 1 =