Nju Jork/ Peleshi: Qeveria shqiptare po i kushton rëndësi shtetit të së drejtës - Arbëria News

Nju Jork/ Peleshi: Qeveria shqiptare po i kushton rëndësi shtetit të së drejtës

672565_-_ga_pm_-_21_04_2016_-_13.44.19_2

Zëvendëskryeministri, abortion Niko Peleshi mori pjesë dje në Debatin Tematik të Nivelit të Lartë mbi Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm, i organizuar në Nju Jork nën kujdesin e veçantë të Presidentit të Sesionit të 70 të Asamblesë së Përgjithshme, Mogens Lykketoft.

Ky është aktiviteti i parë i nivelit të lartë që zhvillohet që pas miratimit të 17 Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm nga vendet anëtare të OKB-së në shtator 2015, ku vendet u angazhuan për zbatimin e një agjende transformative për çrrënjosjen e varfërisë, fuqizimin e grave dhe vajzave, zhdukjen e pabarazive, diskriminimit, si dhe ngritjen e shoqërive të barabarta dhe gjithëpërfshirëse, mospërjashtimin e askujt, shëndetit publik, etj. nëpërmjet zhvillimit të dimensionit social, ekonomik dhe mjedisor.

Në fjalën e tij, Zëvendëskryeministri Peleshi i kushtoi vëmendje të veçantë rëndësisë që Qeveria shqiptare po i kushton shtetit të së drejtës dhe reformës në drejtësi.

Ai gjithashtu u përqendrua tek nevoja për forcimin e vlerave të shoqërive demokratike, duke synuar rritjen ekonomike në dobi të rritjes së mirëqenies së popullsisë dhe të thellimit të harmonisë sociale.

Duke bërë një paraqitje të shkurtër të rrugës së tranzicionit nëpër të cilën ka kaluar Shqipëria, Zëvendëskryeministri Peleshi nënvizoi në fjalën e tij domethënien e bashkëjetesës fetare në Shqipëri, si një ndër kontribuesit kryesorë  për një shoqëri paqësore, të drejtë dhe kohezive.

Ai vërejti se, për zhdukjen e pabarazive në vend po punohet për zbatimin e një agjende të brendshme të zhvillimit ekonomik.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

seventeen + fourteen =