Nostalgjia për komunizmin enverian, misioni i përmbushur i Sali Berishës - Arbëria News

Nostalgjia për komunizmin enverian, misioni i përmbushur i Sali Berishës

Sondazhi i nostalgjisë për të kaluarën komuniste është dëshmia më e pastër e faktit se, page Sali Berisha, ka qenë heroi kryesor i lojës “anti-komuniste”, i përzgjedhur nga Ramiz Alia për të zbatuar strategjinë e “Katovicë” shqiptare.

Dje u bë publik një studim i mbeshtetur nga OSBE mbi raportet e shoqerise shqiptare me te kaluaren komuniste. Mbi 50% e shqiptarëve kanë shprehur pozitivitet për figurën e Enver Hoxhës dhe kanë thënë se komunizmi ka qenë ide e mirë, por i zbatuar keq, sipas sondazhit.

I prononcuar rreth këtij rezultati, Sali Berisha, ish-sekretari i Partisë së Punës së Shqipërisë, më pas i përgjedhur si kryetar i Partisë Demokratike, thotë se ky sondazh është manipulim i bërë nga Edi Rama, i cili, për fat të keq, mbështetet edhe nga kreu i OSBE-së në Tiranë.

Reagimi i Berishës

“Pollet e Edvinit per atin e tij shpirteror, nje manipulim i turpshem i realitetit!

Te dashur miq, dje, nje e ashtuquajtur kompani studimi te opinioneve, e lidhur historikisht koke e xhep me Edvinin, nxorri se shqiptaret ne mase te madhe paskan nje simpati apo mendim pozitiv per Enver Hoxhen, diktatorin me mizor, me barbar te Europes se Pasluftes se Dyte Boterore.

Ne ekspozene e ketij trillimi te paskrupullt, te bere me qellim nga Edi Rama, per fat te keq asistonte si per ta bere me te besueshem dhe ambasadori i OSBE, Brochard.

Me kete rast ju rikujtoj shqiptareve se ne pranveren e vitit 1991, lideret e partive te qendres se djathte te Europes nje nje deklarate te vecante cilesuan diktatorin Enver Hoxha si Hitlerin shqiptar te Pasluftes, dhe vetem pak kohe me vone nje studim opinioni nxirrte partine e Enver Hoxhes, PPSH, 24% para PD ne zgjedhje, nderkohe qe rezultati i votimit tregoi nje diference prej 42% ne favor te PD.

Duke denuar kete perpjekje primitive per te manipuluar opinioni publik nga Edvin Krisaq Rama me veglat e tij, theksoj dhe nje here se Piktori deshtak edhe po te ngjalle Enverin nga varri eshte i pashpres!” sb

Faktet e dëshmitë e protagonistëve flasin vetë. Edhe pse nuk e pranon për arsye lehtësisht të shpjegueshme nga cilido, Sali Berisha, ish presidenti i dytë i Shqipërisë paskomuniste, pas Ramiz Alisë, pasuesit të diktatorit Enver Hoxha, nuk mund të mohoj sakaq se ka qenë heroi kryesor i lojës anti-komuniste, i përzgjedhur nga Alia për të bërë realitet zbatimin e direktivave të të ashtuquajturës “Katovica” shqiptare. Që në thelb nuk ishte tjetër veçse konvertimi i kastës komuniste në kapitaliste dhe rikthimi i nostalgjisë për vitet kur në krye udhëhiqte Enver Hoxha. Sondazhi e tregon më së miri këtë arritje.ramiz-alia-sali-berisha-620x422

Në foto: Ramiz Alia dhe Sali Berisha, foto e viteve 1990, gjatë takimit në zyrën e Alisë.  

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

seven + nine =