“Nuk lejuam skenar apokaliptik”- Lleshaj flet pas takimit me përfaqësuesit e Komisionit të Venecias: Nuk u bë realitet që Shqipëria të binte në… - Arbëria News

“Nuk lejuam skenar apokaliptik”- Lleshaj flet pas takimit me përfaqësuesit e Komisionit të Venecias: Nuk u bë realitet që Shqipëria të binte në…

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka reaguar pas takimit ditën e sotme me përfaqësuesit e Komisionit të Venevcias.

Në facebook, Lleshaj shkruan se në takim është folur lidhur me zhvillimet politike të këtij viti, që, sipas Lleshaj, ishte i ngarkuar me ngjarje të pazakonta.

1561717894_lleshaj

“Theksova se përpjekjet e dhunshme për destabilizim, nuk arritën të shndërrohen në ndonjë kërcënim serioz për sigurinë e vendit, falë pjekurisë së qytetarëve shqiptarë, që nuk u bënë pjesë e skenarëve të dhunës dhe e profesionalizmit të Policisë së Shtetit dhe strukturave të tjera ligjzbatuese”, shkruam Lleshaj mes të tjerash.

Postimi i plotë i ministrit Lleshaj:

Sot pata nderin dhe përgjegjësinë për të shprehur përpara një delegacioni të Komisionit të Venecias, vlerësimet e mia lidhur me zhvillimet politike të këtij viti të ngarkuar me ngjarje të pazakonta, që kulmuan me përpjekjet e shumëfishta për të cenuar të drejtën e zgjedhjeve demokratike në vend.

Theksova se përpjekjet e dhunshme për destabilizim, nuk arritën të shndërrohen në ndonjë kërcënim serioz për sigurinë e vendit, falë pjekurisë së qytetarëve shqiptarë, që nuk u bënë pjesë e skenarëve të dhunës dhe e profesionalizmit të Policisë së Shtetit dhe strukturave të tjera ligjzbatuese.

Ishin pikërisht këta faktorë, të cilët mundësuan që zgjedhjet vendore të zhvilloheshin rregullisht dhe që skenarët apokaliptikë, të imagjinuar apo të dëshiruar, nuk u bënë realitet dhe që Shqipëria të mos binte në një qerthull të rrezikshëm destabiliteti.

Takimi me përfaqësuesit e Komisionit të Venecias ishte mjaft profesional dhe me shumë përmbajtje./Panorama/

 

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

one × 2 =