Numërohen mbi 97% e kutive të votimit. PS me 74 mandate - Arbëria News

Numërohen mbi 97% e kutive të votimit. PS me 74 mandate

Procesi i numërimit të rang vendi vijon, ndërsa raportohet se kanë mbetur 239 kutitë e fundit.

Në bazë të rezultatit paraprak që prodhojnë këto kuti PS është në avantazh, duke siguruar 74 mandate, pasi Idrizi i PDIU-se, sipas te dhenave te KQZ nuk renditet ende te fituesit. Në vendin e dytë renditet PD me 43 mandate në rang kombëtar.

Ndërkohë LSI vijon të renditet forcë e tretë me 19 mandate deputetësh dhe PDIU me 3 mandate pasi kreu i saj, Shpetim Idrizi nuk ka ende mandat ne Tirane.
Ndërsa i vetmi kandidat nga partitë e vogla që momentalisht e ka siguruar hyrjen në Kuvend është Tom Doshi, kandidat i PSD-së në Shkodër.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

ten + two =