... "oborri i pasme" i politikes shqiptare dhe kriza e tejzgjatur kot se koti ... - Arbëria News

… “oborri i pasme” i politikes shqiptare dhe kriza e tejzgjatur kot se koti …

Nga Odise Kote

… rasti e solli qe disa vite me pare, isha i ftuar ne nje dreke pune me ish-ambasadorin e SHBA ne Tirane, John Withers. Pasi u fol per traditat, historine, shqiptaret ne Ballkan, artin, kulturen, befas ambasadori u ndal te politika. “Keni vyrtyte te spikatura, por ju mungon oborri i pasme. Jam kthyer nga SHBA, ku mora pjese ne ceremonine e ndarjes nga jeta te nje kongresmeni republikan. Ne demokratet e donim shume pasi ishte lider i “oborrit” te pasme. Ai zgjidhte cdo krize, sado e nderlikuar e komplekse te ish”. Me tej ambasadori spjegoi rolin e komunikimit, negociatave dhe mberritjen drejt zgjidhjes qe kryejne kongresmenet e dy kampeve politike ne “oborrin e pasme”.
Kapardisja, egoizmi e kokefortesia shqiptare e ka ende te veshtire ta perceptoje e pranoje kete proces. Prej gati 7 muajsh jemi si ne “gjendje lufte”, opozita ka ikur nga parlamenti, nuk ka marre pjese ne zgjedhjet lokale, dhe nje president qe ka braktisur detyren si simbol i unitetit te kombit. Dy pale, dy ane barrikade. Ne keto kushte, te diskutosh me dike qe ka hequr dore nga argumenti e arsyeja, eshte si t’i japesh ilace nje te vdekuri.
Edhe kjo vere e thate dhe e nxehte nuk solli asgje te re ! Suksesi s’eshte te mos gabosh kurre, por te mos besh dy here te njejtin gabim. Po a ka “oborr te pasme” ne politiken shqiptare ? Po hyjme ne vitin e 30 te demokracise dhe ende nuk jane nxjerre mesimet e duhura ? Asgje sa nje pasqyre nuk e trazon nje ndergjegje jo te qete …

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

13 − six =