OBSH lëshon alarmin, rritet numri i rasteve të fruthit - Arbëria News

OBSH lëshon alarmin, rritet numri i rasteve të fruthit

Fruthi po përhapet në mbarë botën, ku veçanërisht e prekur është Afrika. Por edhe në Evropë përhapja e kësaj sëmundjeje po jep shkas për shqetësim, ndaj OBSH, përballë kësaj panorame, kërkon më shumë vaksinime.

Në gjysmën e parë të vitit 2019 në nivel global është regjistruar numri më i madh i të prekurve nga fruthi në të njëjtën periudhë krahasuar me vitin 2006. Deri në fund të korrikut janë regjistruar në 182 vende, sipas shifrave paraprake, gati 365.000 raste fruthi.

Fruthi është një sëmundje ngjitëse, që prek kryesisht fëmijët dhe nga ku të mbijetuarit mund të pësojnë dëmtime të trurit ose mund të mbeten të verbër apo të shurdhër.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five × 3 =