Operacioni "Loja e fundit" gjunjëzon grupin kriminal - Arbëria News

Operacioni “Loja e fundit” gjunjëzon grupin kriminal

5dc59bfb-934f-4e96-9485-49cb40e5b408

Finalizohet operacioni “Loja e fundit”.

Dokumentohet me prova ligjore veprimtaria kriminale e një grupi  në fushën e vjedhjeve të automjeteve.

Lidhur me ngjarjen e datës  12.02.2016,  ku u bë e  mundur që pas një ndjekje  prej 30 minutash nga forcat policore të kapej dhe të   arrestohej  shtetasi Musa Xhauri, vjeç 21,  bëhet me dije se nga ana e shërbimeve të Policisë së Komisaritit Nr.6 në sajë të një pune operative legale  u bë e mundur finalizimi i plan operacionit të koduar “ Loja e fundit”.

Si rezultat i punës hetimore  u bë  dokumentimi ligjor i veprimtarisë kriminale të grupit kriminal për tendecën e “Vjedhjes së automjeteve,.

Ky grup ushtronte  veprimtarinë e tij kriminale    territorin që mbulon dhe kontrollon  Komisariati i  policise Nr.6.e89398dc-40f9-4702-85d6-53df5e9b8beb

Nga tërësia e veprimeve proceduriale rezultoi se përveç shtetasit   Musa Xhauri i cili u  arrestua në flagrancë ditën e djeshme, të dokumentohen me prova ligjore veprimtaria kriminale edhe e pjesëtari të dytë të grupit shtetasit:

Sh.D.,vjec 21,  lindur në Kukës dhe banues Durrës , i dënuar  më parë për vjedhje, i cili u shpall në kërkim nga ana jonë.

Si dhe po punohet për identifikimin e personit të tretë si pjesëtar i këtij grupi.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri -tjetrin dyshohen si autorë të disa vjedhjeve të mjeteve , vjedhje të dokumentuara me prova ligjore nga ana jonë.

Konkretisht :

1. Ngjarja e  datës  24.01.2016,  ku këta shtetas në bashkepunim me njëri tjetrin kanë vjedhur gjatë natës  në rrugën “Aleksandri i madh“ në afërsi të pallateve të kompleksit  “Molla”, automjetin e markës Mercedes Benz Sprinter (Furgon), në pronësi të një firme për shitje të produkteve ushqimore.

2. Ngjarja e ndodhur më datë 30.01.2015,  ku këta shtetas në bashkëpunim me njeri tjetrin kanë vjedhur në rrugën “Aleksandri i Madh“, automjetin i markes Mercedes Benz (sprinter),  në pronësi të shtetasit I. H

3. Ngjarja  më datë 10.02.2016, ku këta shtetas në bashkepunim me njeri tjetrin kanë  vjedhur rreth orës 22.00 në parkingun pas Kasa Italia, mjetin Kamion i markes Benz Mercedez në pronesi të  një firme.

4. Ngjarja më  datë 12.02.2016,  ku këta  shtetas në bashkëpunim me njeri tjetrin kanë vjedhur rreth orës 08.00 në rrugen “Aleksandri i Madh” Pallati “Molla”, automjetin e markes Ford Escort në perdorim të shtetasit S. M

5. Ngjarja më datë 12.02.2016 ku këta  shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin në fshatin Marikaj kanë vjedhur autoveturen e markes Benz 250 në pronesi të shtetasit K.D

Nga ana jone u bë e mundur gjetja dhe sekuestrimi i provave materiale:

1. Mjeti Kamion i markës Benz Mercedez me ngjyrë të zezë i modelit 817 me targa TR 2635 L  i cili u gjet ne qytetin e Durrësit.

2. Autovetura e markës Benz 250 ngjyrë gri me targe DR 6369 C.

Po punohet në drejtim të verifikimit të vendondodhjes dhe gjetjen e mjeteve të vjedhura.

Materialet  e para proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për hetime të metejshme në lidhje me veprën penale të  “Vjedhjes” në bashkepunim”,  parashikuar nga neni 134/2 -25   i K.Penal, në  ngarkim të shtetasve Musa Xhauri dhe Sh.D.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

thirteen − thirteen =