Pajisja e përgjimit/ Pas ikjes së Tahirit, “çlirohet” zv.ministri i LSI - Arbëria News

Pajisja e përgjimit/ Pas ikjes së Tahirit, “çlirohet” zv.ministri i LSI

Në aktivitetin e sotëm të policisë, viagra order ku i pranishëm ishte edhe ministri i Brendshëm, case Fatmir Xhafaj është vënë re edhe prania e zv.ministrit të Brendshëm, price Ilir Markos nga radhët e LSI.

Prezenca e tij ka rënë në syrin e gazetarëve, që thonë se kur ishte Saimir Tahiri, Marko nuk merrte asnjëherë pjesë në aktivitete, të paktën që pas skandalit me pajisjen e përgjigjmit që u gjet në zyrën e tij.
DYSHIMET PËR PAJISJEN E PËRGJIMIT NË ZYRËN E TAHIRIT

 Në qershor të 2016-ës, kur Saimir Tahiri ishte ministër i Brendshëm depozitoi në prokurori një kallëzim në lidhje me një pajisje përgjimi, që pretendonte se e kishte gjetur në zyrën e tij. Mësohet se në atë kohë, së bashku më kallëzimin, Tahiri depozitoi si provë materiale edhe pajisjen, e cila bënte vetëm regjistrime audio dhe u gjet pranë printerit në zyrën e ministrit.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se personi që i ka vendosur pajisjen e përgjimit në zyrë ministrit Tahiri mund te jete punonjës i Ministrisë së Brendshme, ndërsa në media u përfol se mund të ishte pikërisht sekretarja e zv.ministrit të LSI-së Ilir Marko, që kishte marrë nga zyra e ministrit më herët një makinë për grirjen e letrave. Këtë pajisje jo e çtheu në zyrën e Tahirit, ndërsa mediat shkruan se pikërisht aty u gjet e vendosur edhe “çimka”. /BW/

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

six + nineteen =