Pamjet/ Arrestohen 9 persona në Durrës, gabimet që i çuan në pranga - Arbëria News

Pamjet/ Arrestohen 9 persona në Durrës, gabimet që i çuan në pranga

Policia Rrugore e Durrësit e cila ka shtuar kontrollet për përballimin e fluksit gjatë sezonit turistik veror dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, gjatë fundjavës kanë arrestuar në flagrancë 9 shtetas, 5 prej të cilëve drejtonin automjetin në gjendje të dehur dhe 4 shtetas drejtonin automjetin të pa pajisur me leje drejtimi.

Janë marrë gjithsej 1021 masa administrative nga të cilat:

-Janë pezulluar 15 leje drejtimi, për drejtim të automjetit nën ndikimin e pijeve alkoolike.

-Janë marrë 56 masa administrative për tejkalim të normave të shpejtësisë.

-Janë marrë 43 masa administrative për mospërdorim të rripit të sigurimit.

-Janë marrë 356 masa administrative për parakalim të gabuar.

-Janë marrë 341 masa administrative për përdorimin e aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit.

Edhe në ditët në vijim do të intensifikohet puna me qëllim rritjen e sigurisë rrugore si dhe këshillimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që nuk respektojnë rregullat e Qarkullimit Rrugor./Panorama/

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

2 × 4 =