Parandaloni kancerin e mushkërive me anë të këtyre 4 mënyrave - Arbëria News

Parandaloni kancerin e mushkërive me anë të këtyre 4 mënyrave

Përafërsisht 228.150 njerëz diagnostikohen çdo vit nga kanceri në mushkri. Kjo përbën një vlerë shumë të lartë të rrezikut për të gjithë njerëzit.

Mënyra më e mirë për të parandaluar këtë sëmundje është përdorimi i produkteve të shëndetshme. Disa nga këto produkte janë:

Domatet

Pigmenti i kuq i cili gjendet në domate, është një agjent i cili mund të parandalojë kancerin. Studimet në lidhje me faktorët që ndikojnë në parandalimin e kancerit të mushkërive janë bërë nga Instituti i Shëndetësisë në SHBA, dhe kanë rezultuar që domatet kanë disa përbërës që inhibojnë rritjen e qelizave të kancerit në mushkri.

Manaferrrat

Manaferrat njihen për sasinë e lartë të antioksidantëve  dhe vitaminës C. Në Revisten për Kancer është publikuar një studim i bërë, ku tregohet se këta fruta përmbajnë disa enzime që shkatërrojnë substacat të cilat tentojnë të krijojnë qeliza kancerogjene.

Brokoli

Brokoli ka një sasi të lartë të acidit folik dhe antioksidantëve të cilët parandalojnë formimin e kancerit.

Karrotat

Tanimë dihet që karrotat kanë shumë efekte pozitive në shëndetin e njeriut. Ato përbajnë beta karroten – një antioksidant i cili mbronë membranën e qelizave nga dëmtimet e jashtme, sikurse mbron ato nga substancat që kanë tendencë të shkaktojnë kancerin.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

two × 4 =