Parku i Liqenit, Veliaj: Shkulëm pemë të sëmura. Unë dua të bëj histori, ata bënë histeri - Arbëria News

Parku i Liqenit, Veliaj: Shkulëm pemë të sëmura. Unë dua të bëj histori, ata bënë histeri

veliaj

Një kënd lojërash për fëmijë por edhe të rinjtë dhe do të ndërtohet në Parkun e Liqenit Artificial në Tiranë. Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, ask ka sqaruar se, abortion për realizimin e këtij projekti do të ketë 10 ndërhyrje, side effects ku parashikohet të zhvendosen vetëm disa pemë të sëmura, për t’u mbjellë më tej 3 mijë pemë të reja.

Për këtë projekt pati reagime të shoqërisë civile dhe opozitës në rrjetet sociale, të cilat ngritën zërin për prerje të pemëve në mënyrë të “fshehtë” nga ana e Bashkisë. Ndaj Veliaj, ka sqaruar se, projekti është prezantuar prej tij në mesin e qytetarëve.

“Për ata që bërtasin ne po bëjmë Tiranën të jetueshme. Do zhvendosim tre pemë, mbjellim tre mijë të reja. Për fëmijët do ketë hapësira për alpinizëm, pingpong basketboll. Një hapësirë si kjo Tirana ka vite që e pret. Kjo histeri kolektve shuhet pas daljes së projektit. Ne do zhvendosim disa pemë, për pemët e sëmura që mund t’i bien dikujt ato pemë priten me kujdes. Opozita e zbulon për Shën Valentin që po punohet te liqeni, sepse hyjnë te kategoria që Liqenin e shijojnë për Shën Valentin. U themi që ne vijmë përditë nga liqeni sepse këtu po ndodh një mrekulli. Vaj medet po mos të kishim Shën Valentin se opozita nuk do të dilte nga Liqeni. Kam qenë me qytetarët kur prezantuam projektin. Unë punoj me njerëz që e duan Tiranën çdo ditë jo ad hoc. Nuk politizohet çdo vepër e mirë për të krijuar histeri. Unë dua të bëj histori, ata në Tiranë bënë histeri dhe këto janë dy botëkuptime të ndryshme”, ka ligjëruar kryebashkiaku Veliaj, duke përfunduar me sloganin patetik: “Një hapësirë si kjo Tirana ka vite që e pret”.

Arberia News

214454

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five × 1 =