Partisë Demokratike do ti bllokohen llogaritë bankare - Arbëria News

Partisë Demokratike do ti bllokohen llogaritë bankare

[vc_row][vc_column][vc_single_image image=”59878″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][vc_column_text]Forcës opozitare më të madhe të vendit, this web Partisë Demokratike, do ti bllokohen të gjitha llogaritë bankare, pasi, edhe pse ka skaduar afati i pagesës së shumës së gjobës së vendosur nga ana e Bashkisë së kryeqytetit, ende nuk e ka shlyer atë.
Lajmi është konfirmuar nga burime zyrtare të Bashkisë, të cilat shpjeguan se dita e shtunë, pra pikërisht sot, është dita e fundit e afatit që PD të shlyente gjobën prej mbi 163 milion lekë, duke mos llogaritur atë të rrjedhur nga kamatvonesa, të cilën ia ka vendosur autoriteti zyrtar i Bashkisë, si ndëshkim për dëmtimet e kryera gjatë protestës së organizuar prej saj në datën 08 dhjetor 2015.

“Mesa dijeni kemi, deri më tash, asnjë lloj shume nuk është derdhur nga ana e Partisë Demokratike, si shlyerje për gjobën e vendosur në dhjetorin e shkuar, për dëmet e shkaktuara prej protestuesve që ajo udhëhiqte. Sipas ligjit, nëse ajo do ta shlyente gjobën brenda një jave nuk do të paguante kamatvonesë. Kjo nuk ndodhi, ndaj nga data 15 dhjetor 2015, deri në 09 janar 2016, që është afati i fundit i pagesës, shumës së gjobës i shtohet edhe kamatvonesa e mospagesës”, ka sqaruar burimi zyrtar i Bashkisë, që pyetjes së “Arberia News”, rreth fatit të mëtejshëm të mospagesës së gjobës i është përgjigjur me frazën:

“Për të tilla raste ligji parasheh bllokimin e llogarive bankare. Nuk është faji i askujt tjetër përveçse i vetë PD-së, që kishte një muaj afat për ta bërë pagesën dhe nuk e bëri. Ligji është njësoj për të gjithë“.

Duke qenë se dita e diel është pushimi zyrtarë për të gjitha institucionet, operacioni bllokues pritet të nisë në nisje të javës së ardhëshme.

Arberia News[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

ten − ten =