Pas Sky Sport është The Guardian që bën analizën mbi kombëtaren - Arbëria News

Pas Sky Sport është The Guardian që bën analizën mbi kombëtaren

Hera e parë e kombëtares tonë në një kompeticion tepër të rëndësishëm europian shoqërohet me artikujt e shumtë në numër lidhur asaj cka kombëtarja jonë pritet të jap në Francë. Kësaj rradhe shkruan The Guardian

1-1-658x432

Tabloidi britanik “The Guardian” skanon Kombëtaren Shqiptare në prag të Euro 2016. Përbërja, sickness veçoritë teknike, web lojtarët kyç dhe parashikimet e ekspertëve për kuqezinjtë janë përfshirë në një artikull që nis me rrugëtimin e De Biasit në vitin 2011. Sipas “The Guardian”, side effects italiani arriti brenda disa vitesh që të ndërtonte një skuadër nga e para. “Fillimisht trajneri ndryshoi skemën nga 4-4-2 në 4-3-3 dhe më pas në 4-5-1”, shkruan tabloidi që shton se  Burim Kukeli, Amir Abrashi dhe Taulant Xhaka ishin titullarët e formacionit gjatë eliminatoreve.

Në vijim vihet theksi te ndryshimi i roleve të Andi Lilës dhe Lenjanit pasi në mendësinë e De Biasit, prioritet është përshtatja e çdo futbollisti për nevojat që ka grupi. “Në këtë mënyrë, Gashi dhe Roshi që konsiderohen dy sulmues krahu, nuk është çudi që shpesh herë t’i shikojmë edhe në fazën mbrojtëse duke rikuperuar topa, çka e bën Shqipërinë një kundërshtar të vështirë për t’u mundur dhe këtë e treguan qartë eliminatoret ku Shqipëria nuk pësoi asnjë humbje në transfertë.

Mbrojtja hermetike është çelësi i suksesit të Shqipërisë, por do të ishte e pradrejtë nëse një meritë të madhe nuk do t’i jepet edhe sulmit”, shkruan “The Guardian”. Në fund, tabloidi britanik ndalet tek mesfusha ku veçon Memushajn, Kaçen dhe Bashën . “De Biasit i pëlqen gjithashtu që të ndryshojë ekzekutuesit e goditjeve të dënimit për të kapur në befasi kundërshtarët. Ekipi shkon në Francë pa presion dhe ky është një faktor ndihmës për të arritur objektivin që është kalimi i grupit”, e mbyll analizën “The Guardian” që propozon edhe formacionin titullar të Shqipërisë përmes ndërtimit grafik.

formacioni-300x172

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

2 × 1 =