Pasuritë e çuditshme të gjyqtarëve: Dhurata nga gjyshja, nga babai dhe nga kunatat; argumentet qesharake të togave të zeza - Arbëria News

Pasuritë e çuditshme të gjyqtarëve: Dhurata nga gjyshja, nga babai dhe nga kunatat; argumentet qesharake të togave të zeza

 

 

Gjyqtarët e shkallës së parë dhe apelit deklarojnë para dhuratë nga gjyshja, motra, babai, kunata etj., për të justifikuar transaksionet bankare dhe blerjen e pasurive të paluajtshme, brenda apo jashtë vendit. Disa gjyqtarë shkojnë më tej me guximin e tyre, duke deklaruar apartament apo vilë dhuratë.

Neritan Cena, gjyqtar në Gjykatën e Tiranës, njëherësh edhe anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, gjatë vitit 2016, rezulton se ka blerë dy pasuri të paluajtshme në Gjermani, me vlerë 48 mijë euro dhe 25 mijë euro. Cena ka blerë gjithashtu, së bashku me bashkëshorten, edhe një apartament me sipërfaqen 101 m2, në Selitë të Tiranës, me vlerë 5 400 000 lekë. Për të justifikuar blerjet e pasurive të lartpërmendura, gjyqtari Cena thotë se motra e tij i ka bërë dhuratë 16 mijë euro. Ai deklaron gjithashtu se babai i tij, Bajram Cena, i ka dhënë dhuratë 22 mijë euro. Cena shton se ka përfituar nga babai edhe një shumë tjetër 550 000 lekë. Anëtari i KLD vijon më tej, duke deklaruar se kunatës i ka marrë hua 9 mijë euro, ndërsa djalit të xhaxhait i ka marrë 2 mijë euro. Gjithashtu, duke iu referuar gjithnjë deklaratës së pasurisë të siguruar nga Shqiptarja.com, gjyqtari Cena, për blerjen e apartamentit në Selitë të Tiranës, deklaron se i ka marrë kunatës së tij një hua në shumën 5 400 000 lekë. Ai thotë se për të siguruar paratë ka shitur edhe makinën me vlerë 20 mijë euro.

Anëtari i KLD i ka marrë hua kunatës edhe 3 988 lekë për blerje makine, ndërsa vijon të shlyejë një kredi për mobilimin e shtëpisë ku jeton aktualisht.

Ndërkaq, gjyqtarja e Gjykatës së Tiranës, Rezarta Mataj, deklaron 35 mijë euro dhuratë nga gjyshja e bashkëshortit. Me këtë shumë, gjyqtarja ka mbyllur në 5 janar 2016 një kredi afatgjatë me vlerë 30 mijë euro për blerjen e një shtëpie. Nga kredia në fjalë, zonjës i kishin mbetur për të shlyer 27 mijë euro. Bashkëshorti i saj, Blendi Breshanaj, deklaron gjithashtu 2 mijë euro dhuratë nga gjyshja. Me këto para ai ka blerë një makinë tip Benz. Gjyqtarja Mataj deklaron edhe 200 000 lekë dhuratë nga njerëz të ndryshëm pas lindjes së vajzës.

Edhe gjyqtarja e Gjykatës së Tiranës, Yrfet Shkreli, deklaron një llogari bankare me vlerë 14 mijë euro, ku si burim referon një shumë të dhënë dhuratë nga prindërit, kthim i huasë së dhënë një shtetaseje dhe kursime nga paga. Por, gjyqtarja nuk referon vlerën konkrete të dhuratës. Gjyqtari i pezulluar blen makinë 70 mijë USD

Gjyqtari i gjykatës së Tiranës, Ibrahim Hoxha, i pezulluar nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe i dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda me dy vite burg për korrupsion, deklaron se gjatë vitit 2016 ka blerë një makinë me vlerë 7 milionë lekë të reja ose rreth 60 mijë USD. Hoxha thotë se makinën e ka blerë me të ardhurat nga paga si gjyqtar si dhe nga gjendja cash. Gjyqtari Ibrahim Hoxha u prangos pasditen e 2 Majit të vitit 2016 në Tiranë. Sipas dosjes së Prokurorisë, djali i Ibrahim Hoxhës, Ledjan Hoxha, në datën 2 maj 2016, po merrte 600 mijë lekë të reja ose rreth 50 mijë USD ryshfet nga një familje, për të ndryshuar vendimin që kishte të bënte me një konflikt për trashgiminë. Po atë natë është arrestuar edhe Ibrahim Hoxha, i cili po e priste djalin e tij te dera e një lokali. Ai u dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda me dy vite burg. Por, Gjykata e Apelit vendosi që ta zbusë akuzën për korrupsion, duke e nxjerrë nga burgu gjyqtarin Hoxha dhe duke vendosur në shërbim prove.

Të tjera çudi Gjyqtarja e gjykatës së Tiranës, Marinela Osmani, gjatë vitit 2016, ka blerë një apartament 1+1, me sipërfaqe 72 m2, tek Komuna e Parisit, me vlerë 67 mijë euro. Por vlera e këtij apartamenti është rritur menjëherë me 13 mijë euro sapo është blerë nga zonja. Ajo thotë se me aplikimin në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme është bërë rivlerësimi i pasurisë në shumën 80 mijë euro. Në këto kushte, apartamentin që ka blerë 63 mijë euro, zonja e ka shitur në datën 19.12.2016 në vlerën 80 mijë euro, duke fituar kësisoj 13 mijë euro. Shumën prej 80 mijë eurosh zonja e ka depozituar menjëherë në bankë.

Pasuria e disa gjyqtarëve dhe justifikimi i transaksioneve Neritan Cena, Gjykata e Tiranës (2016) Pasuri e paluajtshme në Gjermani, 25 mijë euro. Blerë pasuri e paluajtshme në Gjermeni, 48 mijë euro. -Burimi i krijimit të pasurisë: Babai im Bajram Cena më ka bërë dhuratë shumën prej 22 mijë euro. Kjo shumë është përfituar nga shitja e shtëpisë në Kukës. Nga babai im Bajram Cena kam përfituar shumën 550 000 lekë. Motra më ka bërë dhuratë 16 mijë euro. Shitja e makinës, 20 mijë euro. Djali i xhaxhait, transfertë 2 mijë euro. Kunatës time i kam marrë hua 9 mijë euro. Kam kursyer nga paga si gjyqtar shumën 1 108 euro. Kam blerë së bashku me bashkëshorten një apartament me sipërfaqen 101 m2, në Selitë të Tiranës, me vlerë 5 400 000 lekë.

-Burimi i krijimit: I kam marrë hua kunatës sime shumën 5 400 000 lekë. Një shumë të tillë kunata ime e ka përfituar nga shitja e një prone në Austri dhe nga kursimet nga paga e saj dhe nga paga e bashkëshortit të saj. Hua 5 mijë euro, për blerje makine. Hua marrë kunatës për blerje makine, 3 988 lekë. Kredi për mobilimin e shtëpisë ku jetoj, 700 000 lekë, shlyer 123 296 lekë, detyrimi i mbetur 509 622 lekë. Gjendja në llogarinë time, burimi nga paga si gjyqtar në Tiranë, 350 euro. Gjendja në llogarinë time, burimi nga paga si gjyqtar në Tiranë, 14 844 lekë. Gjendje e llogarisë rrjedhëse së pagës në Rsiffeisen Bank, si gjyqtar në Tiranë, 17 125 lekë. Paga si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, 1 105 293 lekë. Honorare të përfituara nga pjesëmarrja në mbledhjet e KLD, 123 255 lekë. Paga e bashkëshortes si punonjëse pran QSUT, 660 860 lekë.

Rezarta Mataj, Gjykata e Tiranës (2016)

Kredi afatgjatë për shtëpi, 30 mijë euro, detyrimi i mbetur, 27 mijë euro. Më 5 janar 2016 mbyllet kredia, burimi dhurimi i gjyshes së Blendi Breshanaj, i shumës 35 mijë euro. Blendi Breshanaj, bashkëshorti, makinë Benz, 2 mijë euro, dhuratë nga gjyshja pas shitjes së tokës në Tiranë. Dhurata nga lindja e vajzës, 200 000 lekë. Llogari debiti tek Credins Bank, 902 lekë. Llogari krediti tek Credins Bank, 3 975 lekë. Gjendje cash në shtëpi, 500 000 lekë dhe 3 875 lekë. Paga si gjyqtare, 1 078 499 lekë. Shpërblime nga Shkolla e Magjistraturës, 23 592 lekë. Dieta dhe mbulim shpenzimesh European Paten Organization, Mynih Gjermani, 725 lekë. Likuidim i pjesshëm i vendit gjyqësor, 150 000 lekë. Shpërblim për botimin e revistës shkencore Avokatia, 6 800 lekë. Gjendja e llogarisë, 9 171 lekë. Gjendja e llogarisë, 807 lekë. Paga nga puna si inspektor pranë AKU, Drejtoria Rajonale Tiranë, 628 388 lekë. Bonuse nga Federata Shqiptare e Futbollit si arbitër i kategorisë së parë, 299 700 lekë. Dietë nga pjesëmarrja në trajnim, në Podgoricë Mal i Zi, 180 euro.

Ibrahim Hoxha, Gjykata e Tiranës (2016)

Blerje makine, 7 000 000 lekë, me të ardhura nga paga dhe gjendje cash. Paga si gjyqtar, 462 726 lekë. Bashkëshortja Brunilda Hoxha, depozitë në Union Bank, 2 146 100 lekë. Depozitë në BKT, 711 893 lekë. Depozitë në BKT, 932 730 lekë. Llogari page në BKT, 137 021 lekë. Paga në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Tiranë, 966 330 lekë. Vajza Ejona Hoxha, depozitë në BKT, 1 756 lekë. Depozitë në BKT, 700 euro. Llogari page në BKT, 42 416 lekë. Paga si specialiste në Drejtorinë e Shërbimit të Provës në Tiranë, 510 209 lekë. Djali Lejdon Hoxha, paga në shoqërinë e sigurimeve ALBSING, 102 360 lekë.

Marinela Osmani, Gjykata e Tiranës (2016)

Blerje apartament 1+1, me sipërfaqe 72 m2, tek Komuna e Parisit, me vlerë 67 mijë euro, paguar vetëm 63 680 euro. Me aplikimin në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme është bërë rivlerësimi i pasurisë ne shumën 80 mijë euro. Shitja e pasurisë së paluajtshme, apartament 1+1, me sipërfaqe 72 m2, tek Komuna e Parisit, me vlerë 80 mijë euro. Llogari bankare në euro, 80 mijë euro nga shitja e apartamentit. Pasuri në përdorim, makinë Benz, 900 000 lekë. Llogari bankare në ‘Intesa SanPaoloBank, 353 euro. Kursime nga paga ime dhe e bashkëshortit, 1 000 000 lekë. Bashkëshorti paga dhe shpërblime të përfituara si prokuror pranë Prokurorisë së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda në Tiranë, 1 696 167 lekë. Shpërblimi si anëtar i Këshillit të Prokurorisë, 76 600 lekë. Paga dhe shpërblime si gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor në Tiranë, 1 133 012 lekë.

Vjollca Spahiu, Gjykata e Tiranës (2016)

Gjendje cash 200 000 lekë. Të ardhura nga paga, 1 285 449 lekë. Të ardhura nga pensioni i parakohshëm i Selim Spahiu, 334 731 lekë. Të ardhura nga dhënia me qira e dyqanit, 612 000 lekë. Vazhdimi i shlyerjes së kredisë, 2 000 000 lekë, me interes 3 %. Vazhdimi i shlyerjes së kredisë, 2 200 000 lekë. Migena Laska, Gjykata e Tiranës (2016) Shitur automjeti tip ‘Mini Coover;, viti prodhimi 2002, me vlerë 4 500 euro. Shitur automjeti tip…, me vlerë 11 500 euro. Vlerë automjet tip Volsvagen Passat, me vlerë 10 mijë euro. Depozituar në llogarinë bankare në Reiffeisen Bank shumën 25 mijë euro, burimi nga kursimet e mira ndër vite. Shuma 49 mijë euro është investuar në obligacione. Ri-investim në bono thesari në Reiffeisen Bank, 3 700 000 lekë. Paga vjetore si gjyqtare, 1 030 446 lekë. Interesa vjetore të përfituara nga bonot e thesarit, 60 900 lekë. Paguar kësti i parë për regjistrimin e djalit në Universitetin Privat, shuma e paguar edhe 130 237 lekë, burimi kursimet e mia vjetore. Bashkëjetuesi, Mustafa Nano, pakësuar gjendja cash për pagimin e një kredi bankare, e marrë nga djali im, 1 059 000 lekë. Shtuar në llogari shuma 5 mijë euro, pagesë honorare si opinionit/gazetar, për disa shkrime në muaj për llogari të gazeta…, 5 mijë euro, duke shtuar kështu gjendjen në llogarinë time në shumën 8 026 euro. Paga si gazetar, analist dhe opinionit pranë…, 600 000 lekë. Kontratë për blerje automjeti, 16 mijë euro.

Manjola Bejleri, Gjykata e Tiranës (2016)

Depozitë bankare në Alpha Bank, 38 899 euro, në emër të Manjola Bejlerit 27 439 euro dhe Egest Xhoga 11 460 euro. Të ardhura nga puna si eksperte në projektitn e Qendrës për Çështjet e Informimit Publik, INFOCIP, 2 mijë euro. Tërhiqet e gjithë shuma nga 42 400 USD nga Reiffeisen Bank dhe derdhet në llogarinë në Alpha Bank. Apartament banimi me sipërfaqe 81 m2 në Fier, 5 %. Pasuria është fituar si pjesë e trashëgimisë. Truall me sipërfaqe 1 114 m2, ndodhur në Libohovë, 12 %. Pemishte me sipërfaqe 1 168 m2, ndodhur në Libohovë, 12 %. Tokë djerrë me sipërfaqe 240 m2, ndodhur në Libohovë, 12 %. Truall me sipërfaqe 432 m2, ndodhur në Libohovë, 12 %. Të ardhura vjetore nga ushtrimi i profesionit pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, 1 252 602 lekë. Overdraft, 200 000 lekë. Egest Xhoga, djali, Depozitë në Alpha Bank, 11 460 euro, shumë tjetër është e nënës time.

Yrfet Shkreli, Gjykata e Tiranës (2016)

Llogari bankare në Reiffeisen Bank, 90 304 lekë, burimi nga të ardhurat nga paga vjetore. Llogari bankare në Reiffeisen Bank, 9 mijë euro, gjendja në 2016, 14 821 euro, burimi i krijimit dhuratë nga prindërit, kthim i huasë së dhënë shtetases… dhe kursime nga paga. Gjendja cash jashtë sistemit bankar, 50 000 lekë. Dhënë hua 10 mijë euro. Burimi i krijimit, kthimi i huasë dhënë shtetases, 20 mijë euro. Paga si gjyqtare në Përmet dhe më pas në Tiranë, 569 044 lekë dhe 466 953 lekë.

Matilda Fetau, Gjykata e Elbasanit (2016)

Tokë bujqësore me sipërfaqe 10 310 m2, në Skrapar, nuk është përcaktuar vlera. Llogari bankare në Reiffeisen Bank, 13 945 lekë. Makinë 2 100 euro. Të ardhura nga paga si gjyqtare në Elbasan dhe më pas në Tiranë, 558 302 lekë dhe 466 953 lekë. Kontratë kredie orvedrafti, 240 000 lekë. Kontratë kredie lidhur me Reiffeisen Bank, 59 930 lekë. Dorëzanë sipas kontratës së kredisë, 5 242 800 lekë. Marrë me qira apartament, 20 000 lekë në muaj. Bashkëshorti llogari bankare në në Reiffeisen Bank, minus 82 111 lekë. Të ardhura nga paga pranë Qendrës së Kulturës Medias Burimeve të Mbrojtjes, 41 800 lekë. Të ardhura nga puna e Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, 567 273 lekë. Të ardhura 70 euro të dërguara nga vëllai.

Artan Broci, anëtar i Gjykatës së Lartë (2016)

Bashkëpronar i një apartamenti me sipërfaqe 65.76 m2, dhuratë, (viti 2014) Bashkuar pasuria, shtesa anësore kati i parë me sipërfaqe 65.7 m2, me apartamentin ekzistues me sipërfaqe 78.11 m2, krijuar apartament me sipërfaqe 143 m2(viti 2016) . Kontratë për shkëmbimin pa shpërblim të shtesës anësore me sipërfaqe 65.7 m2, në katin e dytë, me shtetasin… Kjo pasuri i është bashkuar apartamentit ekzistues me sipërfaqe 92 m2, duke krijuar një apartament 157 m2(viti 2016). Kontratë për ndërtim shtëpie në Shkodër, 1 500 000 lekë(viti 2016). Të ardhura nga qiraja e lokalit, 10 mijë euro. Të ardhura nga qiraja e zyrës, 840 000 lekë.

Artan Broci, anëtar i Gjykatës së Lartë, pasuria për 2016 Llogari e bashkëshortes, 207 mijë euro dhe 7 500 000 lekë, sipas udhëzimit të Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Financave. Të ardhura nga puna e bashkëshortes si notere në Tiranë, 5 273 388 lekë. Interesa të obligacioneve katërvjeçare, 283 982 lekë. Fond pensioni vullnetar, 91 409 lekë. Interesa të obligacionit dyvjeçar, 170 600 lekë. Interesa nga llogaria e depozitës, 9 707 lekë. Llogari bankare, 160 913 lekë. Llogari bankare, 198 597 lekë. Llogari bankare, 460 320 lekë. Llogari i djalit Arlind Broci, 46 891 lekë. Llogari i djalit Arlind Broci, 134 036 lekë Llogari rrjedhëse e bashkëshortes si notere, 252 550 lekë. Llogari e bashkëshortes, 895 469 lekë. Interesa nga depozita plus e fëmijës së mitur, 9 903 lekë. Paga si anëtar i Gjykatës së Lartë, 1 566 462 lekë. Honorare dhe dieta si anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, 102 000 lekë dhe 34 008 lekë. Të ardhura si anëtar i Komitetit Disiplinor i Dhomës së Avokatisë si përfaqësues i KLD, 306 000 lekë. Paga e djalit Arlind Broci pranë Albcontroll Tiranë, 994 053 lekë.

Arjan Aliaj, Gjykata e Tiranë Pasuria për vitin 2016

Të ardhura nga paga, 1 294 168 lekë. Interesa nga depozita, 63 800 lekë. Pasuria për vitin 2012 ½ e një shtëpie trekatëshe me oborr në Tiranë, 300 m2, fituar në bazë të dhurimit, datë 05.03.2012. Adriana Aliaj, bashkëshortja, 1/6 e një shtëpie dykatëshe me oborr në Korçë, 180 m2, lënë trashëgim, 35 000 euro. Në bazë të kontratës së shitjes kam shitur automjetin tip benz në shumë 8 mijë euro. Në bazë të kontratës së shitjes kam blerë automjetin në shumën 4 500 euro. Të ardhura nga paga si gjyqtar pranë Gjykatës së Tiranës, 1 027 531 lekë. Të ardhura nga ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Tiranës datë 19.07.2006, 3 350 000 lekë. Pasuria për vitin 2009 Apartament 103 m2, në Tiranë, ndërtuar në vitin 2004, në proces legalizimi, ndërtuar me të ardhura nga aktiviteti privat në vitet ’93-94. 1/442 pjesë e një trualli 3 540 m2. 3 000 000 lekë të fituara nga shitja e një apartamenti. Automjet tip benz, 8 700 euro. 6 mijë euro në numrin e llogarisë bankare të fituara nga ushtrimi i profesionit të avokatit. 20 000 lekë në llogari bankare të fituara nga ushtrimi i profesionit të avokatit. 15 mijë euro cash. 10 mijë euro të lëna nga babai. 1 000 lekë në llogari. Kam kryer detyrën dhe ushtruar profesionin e avokatit, 2 500 000 lekë. Adriaana Aaliaj, bashkëshortja, bashkëpronare me 1/3 pjesë e një shtëpie dykatëshe me 150 m2 sipërfaqe ndërtimore. 7 000 USD depozitë bankare. 13 000 USD cash dhuratë nga babai.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eleven + eight =