PATETIZMI PATRIOTIK SI STREHE E FUNDIT E IDIOTEVE - Arbëria News

PATETIZMI PATRIOTIK SI STREHE E FUNDIT E IDIOTEVE

 

Artan Gjyzel Hasani

Në një vend qyfyresh me një popull ahengxhi BATUTA, si edhe patatja, është edhe bukë, edhe gjellë. Kështu ka rezultuar BATUTA edhe për njerin nga kronikanet e shumte virtuale te Betejes, gazetari A.V. qe me zë të çjerrë nga brohoritjet dhe me sy të skuqur nga baroti na kumton se Beteja e Parë Diplomatike e Gjinos (siç i thonë gjeniut në shqipen bashkëkohore), është fituar. “Triumf të Dijes” e ka quajtur kronikani në fjalë betejën e parë të madhe Shqipëri – Serbi të zhvilluar poshtë Karpateve. I ekzaltuar nga halucinacionet folklorike ai shkruan: 1-Beteja e parë diplomatike, e fituar nga ministri i deleguar, Gent Cakaj në Bukuresht 2-Pritshmëritë për këtë djalosh të ditur nuk kanë zhgënjyer. 3- Ka realizuar një gol spektakolar diplomatik. në Samitin e Ministrave të Jashtëm të BE-së 4- Gent Cakaj, ka kaluar në avantazh befasues, duke lënë gojëhapur shpurën hijerëndë dhe arrogancën e diplomatëve 5- Beteja kishte një triumfues mendjemprehtë (Gjinon – shenimi im) dhe vetë dija, barrë të cilën ai mbante, të korrte një fitore vendimtare. Nga ajo që lexojmë ne vazhdim nga Kronikani virtual i Betejës mësojmë se paska qenë një betejë për jeta a vdekje. Na duket sikur i dëgjojmë vringëllimet, hingëllimat e kuajve, amanetet e te vrareve e lutjet e te plagosurve madje meqe jetojmë në realitete patriotike surreale, në Vaterlonë sërbe të Karpateve dëgjohen edhe sirenat e autombulancave Kronikani i Betejës shkruan: “Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, nuk i kishte bërë hesapet mirë. Atij i ra “të shkonte të merrte vetullat dhe la edhe sytë”, sepse e atillë ishte goditja që pësoi” Merret mirë me mend paskëtaj fati i ushtrisë dhe kombit sërb që udhëhiqet nga dikush që i humbi sytë që në betejën e parë nga shpata e heroit gjeni Gjino. Kronika e betejës në mbyllje i drejtohet një mase njerezore (ku pa dijeni te kronikanit bej pjese edhe une, e prandaj edhe ky status), që me shumë dashamirësi kronikani ynë e quan “lukuni hijenash, histeria kokëshkretë e të cilëve do të mbetet një nga njollat më të ndyra në vetëdijen qytetare shqiptare, mumje prehistorike që sjellin gjyqet e inkuizicionit” Pasi lexoj keto rreshta eshtë e pamundur të mos e përfytyroj gjeniun tonë Gjino nën petkat e Xhordano Brunos dhe Galileit. Dhe pa ndonje koment (qe do te ishte krejt i tepert ne kete rast) po jap vazhdimin e kronikes: “Histeria kokëshkretë e kontestimit ndaj propozimit te zotit Rama të Gent Cakajt si ministër i Jashtëm i Shqipërisë dhe promovimit te tij si një aset i çmuar i diplomacisë dhe lukunia e hijenave ndërsyer ndaj tij, ishte dhe mbeti një nga dangat më të ndyta të vetëdijes sonë qytetare., Këtë betejë absurde e kam vëzhguar me shumë interesë për një fakt shumë të thjeshtë, për integritetin intelektual dhe dijeshumë të djaloshit energjik dhe oratorit dehës. Fatkeqësisht kam vjedhur prej kohës sime për të lexuar dhe ndjekur gjithëçfarë oponenca ofronte përmjerrjen e saj neveritëse. Nuk u pataksa për këtë djalë të gjorë, që përfundoi kësisoj në shënjimin e kësaj batërdie kokëprerë. U ligështova se po sulmohej me çdo mjet dhe vulgaritet, që nga dishepujt e besimit ne dije, deri te penëthyerit shqipshkrues, jo Gent Cakaj por dija, leximi, libri, arsimimi. Prej rrënojave të shekullit të iluminimit, natoteknologjisë, egos së njeriut për të shtytur tej caqet e së mundshmes, krejt beftas ngrihen nga terri i groposur i harrimit, mumjet prehistorike duke i sillë të sotmes si risi, gjyqet e inkuizicionit, për të nënshtriuar me zjarr dhe hekur, për të poshtëruar me leçitje dhe baltosje, dijen, atë që njerzimi kishte mbujtur në mijëvjeçarë si zjarrin. Dhe vjen një ditë, që djaloshi kurajoz, ai që besoi te shkollimi, dija dhe librat, të qëronte hesapër një herë e mirë me një të goditur. Të lumtë, Gent Cakaj, mbrojte veten, por mbi të gjitha dijen, librin, shkollën, përfaqësove Shqipërinë dhe bekove Kosovën.” Këtu shënimet e kronikanit virtual për Betejën e Fituar mbarojnë. Eshte momenti i dafinave. Mbyllet kapaku i kronikës dhe hapet dera e farmacisë.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

ten + 16 =