Patozi i përgjigjet Flenkestein: Më gjej një deputet me 9 emra në Bruksel - Arbëria News

Patozi i përgjigjet Flenkestein: Më gjej një deputet me 9 emra në Bruksel

Deputeti Astrit Patozi iu përgjigj sot kërkesës së eurodeputetit Knut Flenkestein lidhur me rikthimin e opozitës në Parlament.

Deputeti-i-PD-Astrit-Patozi, clinic -duke-folur-gjate-nje-seance-parlamentare,-ku-do-te-shqyrtohen-projektligjet

Duke folur në çadrën e protestës ai tha se eurodeputeti nuk e njeh mirë Shqipërinë dhe se kudo ku do shkojë nuk do gjejë një deputet me 9 emra si Armando Prenga.

“Edhe unë po të isha në vendin e tij të njëjtën gjë do thoja. Ne në fakt në Parlament jemi por ai na thotë shkoni te parlamenti tjetër atje. Problemi është se zoti Flenkestein nuk e njeh Shqipërinë si ne. Ai sot mund të jetë në Bruksel dhe nesër në Berlin, por në asnjë kryeqytet tjetër europian nuk do gjejë një deputet me 9 emra që ka qëlluar në mes të qytetit në mish dhe që nuk ia heqin mandatin”, tha Patozi.

Sipas tij “po na akuzojnë se jemi ngritur para kohe dhe thonë: pse nuk ngriheni pas zgjedhjeve? Ne ngrihemi sot se nuk duam të qajmë të vdekurin, nuk duam që qeveria ti vrasë zgjedhjet dhe ne të vajtojmë zgjedhjet që u vranë. Shqiptarët që duan zgjedhje të lira dhe të ndershme janë shumë më tepër sesa opozita sot”.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eleven − one =