PD dorëzon projektligjin për Kodin Zgjedhor, jo kandidatë me precedentë në zgjedhje - Arbëria News

PD dorëzon projektligjin për Kodin Zgjedhor, jo kandidatë me precedentë në zgjedhje

Partia Demokratike ka dorëzuar në Kuvend një projektligj ku kërkohen ndryshime në Kodin Zgjedhor në kuadër të rezolutës 24 dhjetorit për dekriminalizimin e Parlamentit.

Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi tha për mediat se ndryshimet janë tranzitore dhe shërbejnë për të penguar kandidimin në zgjedhjet e 21 qershorit persona me rekorde kriminale në mënyrë që politika në nivel qendror dhe vendor të mos jetë e prekur nga individë me precedentë kriminalë.

“Ndryshimet parashikojnë pengimin e kandidatëve për të garuar që nga momenti i regjistrimit por edhe nëse zbulohet më pas rekordi do merren masa. Për të bërë të mundur që Kodi Zgjedhor të ketë rregulla të forta dhe të ashpra për këta individë këto dispozita duhet të jenë efektive përpara 21 qershorit.

Projektligji do të diskutohet në Kuvend, look dhe duhet të votohet. Kemi kohën e mjaftueshme që Parlamenti ta marrë në shqyrtim ta mirtatojë dhe për rrjedhojë hyjnë në fuqi në Kodin Zgjedhor. Bëhet fjalë për dy nene në Kodin Zgjedhor që pengojnë kandidimin e personave të dënuar me vendim përfundimtar për krime të rënda”, u shpreh Bylykbashi.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

thirteen + 10 =