PD: Rama-Meta hakmerren ndaj pogradecarëve, mbajnë peng Bashkinë - Arbëria News

PD: Rama-Meta hakmerren ndaj pogradecarëve, mbajnë peng Bashkinë

Albana_Vokshi1

Partia Demokratike ka denoncuar këtë të hënë papërgjegjshmërinë ekstreme të kryeeministrit, cheap Edi Rama dhe levave të tij, që mbajnë Pogradecin në kaos, duke mos lejuar konstituimin e Këshillit Bashkiak dhe nisjen nga puna të Bashkisë.

“Përmes Peleshit dhe Prefektit të Korcës, Edi Rama po hakmerret ndaj pogradecarëve që nuk votuan për të dhe ortakun e tij Meta, duke mbajtur pengBashkinë e re”, është shprehur deputetjae PD-së Albana Vokshi

Gjithashtu ajo ka theksuar se me pretekste banale sikur këshilltarët e majtë qenkan me pushime, janë mbyllur dyert e kësaj bashkie e cila prej 10 muajsh është pothuajse jo-funksionale.

“Kanë kaluar tashmë 27 ditë që Prefekti ka në tryezë vendimin përfundimtar të Komisionit Qendor të Zgjedhjeve për këtë Bashki. Pengimi i konstituimit dhe fillimit të punës, është një hakmarrje e verbër por dhe shkelje e ligjit njëkohësisht, dhe për këtë Partia Demokratike do ti drejtohet organeve të drejtësisë.”

Në emër të partisë Demokratike debutetja Vokshi i ka bërë thirrje Prefektit të Korcës të heqë dorë nga ky shërbim kriminal, e të zbatojë ligjin. Qytetarët e Pogradecit nuk mund të ndëshkohen, duke u mbajtur peng Bashkinë dhe shërbimet.

“Edi Rama po vërteton tezën e tij të fushatës zgjedhore se nëse shqiptarët nuk votonin kandidatët e tij ai do ti linte pa ujë e pa investime. Por në realitet, ai po shkon edhe më larg, duke i lënë qytetarët që nuk e kanë votuar atë, edhe pa Bashki”, është shprehur ajo.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

20 − six =