Përgjaket Borshi, 5 të plagosur dhe 1 viktimë - Arbëria News

Përgjaket Borshi, 5 të plagosur dhe 1 viktimë

Një sherr mes të rinjsh i ka kushtuar jetën një 31-vjeçari. Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnatës në Borsh të Sarandës, në rrugën kryesore, ku dy grupe djemsh janë konfliktuar për motive të dobëta.

Policia ka vënë në pranga një prej autorëve, teksa është në kërkim të dy të tjerëve.

Gjatë konfliktit ata kanë përdorur mjete të mprehta shpuese, e për pasojë kanë marrë dëmtime të rënda në trup P.B., 31 vjeç, banues në Borsh, i cili ka ndërruar jetë gjatë transportimit për në Qendrën Shëndetësore.

Gjithashtu në gjendje të rëndë shëndetësore është E. O., 24 vjeç dhe janë plagosur lehtë D. K, 24 vjeç dhe E. M, 23 vjeç, të gjithë nga Borshi.

Sakaq, policia ka vënë në pranga menjëherë pas ngjarjes 19-vjeçarin R. Sh nga Vlora dhe ka shpallur në kërkim dy prej autorëve të tjerë të dyshuar, N. H. 20 vjeç dhe Xh. M.

 

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

18 − four =