Përplasi katër persona, vajza e “Big Brother” përfundon në burg - Arbëria News

Përplasi katër persona, vajza e “Big Brother” përfundon në burg

franceska2

Ish-­lojtarja e “Big Brother” Françeska Jaçe është deklaruar fajtore nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor, order duke u dënuar me një muaj burg, buy more about për veprën penale “shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”, purchase të parashikuar nga neni 290/1 i Kodit Penal.

“Panorama Plus” shkruan sot se gjyqtari i çështjes, Artan Gjermeni, mori në shqyrtim gjatë seancës së datës 21 tetor gjykimin e shqyrtuar ndaj të pandehurës Françeska Jaçe. Nga shqyrtimi i çështjes rezultoi e provuar se më datë 18.04.2015, në vendin e quajtur rruga “Fushë Prezë”, Françeska Jaçe duke drejtuar automjetin e saj të markës “Volkswagen”, me targë AA838 LC, sipas drejtimit Fushë Krujë–Vorë, ka tentuar të bëjë kthim majtas për të hyrë te karburant “Agipi”.

Nga kjo lëvizje e gabuar është përplasur me automjetin fuoristradë të markës “Range Rover” me targa AA 656 Gl, që drejtohej nga shtetasi A.K.

Si pasojë e kësaj, automjeti me targa AA 656Gl është përplasur me automjetin tip veturë të markës “Audi A4” me targa MHO 2411, që drejtohej nga shtetasi I.LL, i cili ka qenë në korsinë e tij të djathtë sipas drejtimit Fushë­ Krujë­ Vorë dhe pas mjetit AA838LC, që drejtohej nga Françeska Jaçe.

Nga ky aksident automobilistik kishte ardhur dhe plagosja e katër shtetasve, të cilët u dërguan menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.

Nga akti i ekspertimit autoteknik, datë 18 prill, 2015, i Sektorit të Policisë Shkencore, shkaku kryesor i ndodhjes së aksidentit ishte shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor nga ana e Françeskës.

Në këto rrethana, e ndodhur përpara këtyre parashtrimeve, përcaktimit të faktit dhe provave në gjykim, Gjykata ka çmuar se veprimet e të pandehurës, Françeska Jaçe, plotësojnë të gjitha elementet që kërkon legjislacioni penal shqiptar për t’i cilësuar këto veprime si elemente të figurës së veprës penale “shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Në zbatim të nenit 406 të Kodit Penal, të pandehurës 21­vjeçare i ulet 1/ 3 e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 20 ditë burgim, si dhe më pas pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim dhe zëvendësimin e tij me detyrimin që Jaçe të përmbushë një punë me interes publik.

Gjatë periudhës që Françeska ka qenë në gjykim, ajo është shfaqur në ekran si moderatore e spektaklit të bukurisë “Miss Universe Albania” në Tiranë.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

three × 5 =