Përplasja e ish-deputetëve me policinë, reagon Veliaj: Fëmijë teveqelë të politikanëve i bëjnë rezistencë… - Arbëria News

Përplasja e ish-deputetëve me policinë, reagon Veliaj: Fëmijë teveqelë të politikanëve i bëjnë rezistencë…

Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj ka komentuar përplasjen e sotme mes policisë bashkiake dhe disa ish-deputetëve të opozitës, të cilët dolën në mbështetje të banorëve të Bregut të Lumit, ku do të ndërtohet Bulevardi i Ri.

Veliaj ka thënë sot gjatë një aktiviteti se fëmijët teveqelë e të llastuar të politikanëve, po tentojnë të pengojnë punimet.
“Ju e dini fare mirë, ky është një qytet që ka vështirësitë e veta. Teksa flasim, po ecim me punimet për tek piazza e fundit e Bulevardit të Ri, por ka ende fëmijë teveqelë e te llastuar politikanesh dhe të fortësh të politikës shqiptare, që i bëjnë rezistencë ndryshimit, por ndryshimi do vijë. Edhe i paevitueshëm. Në mos do e sjellim ne, do e sjellë dikush që vjen pas nesh. Po më mirë ta sjellim ne që e kemi në dorë, sesa t’ia lëmë gjithmonë si gjobë një gjenerate tjetër”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë u shpreh se kryeqyteti është i destinuar që të rritet.

“Duam apo s’duam ne, në të gjithë botën, përfshirë dhe Hungarinë, dhe Shqipërinë, dhe Ballkanin, dhe Europën Qendore, dhe çdo vend tjetër, ka një tendencë nga periferia për në qendër. Pra njerëzit në periferi të Shqipëri duan të vijnë të gjithë në Tiranë, njerëzit në Ballkan që është periferi e Europës duan të shkojnë më në qendër të Europës. Kështu që kemi dy mundësi, ose na kaplon histeria për këto lëvizjet demografike, ose themi ky është një realitet të kohëve tona moderne të cilët ne duhet ta përballim, dhe hajde të mësojmë nga më të mirët”, tha ai teksa shtoi se nuk mund të ndërtohen dot mure brenda qyteteve tona./panorama/

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eight + 17 =