Përplasjet e delegacionit shqiptarë me europarlamentarët. Gjoni pyet, Bogdani përgjigjet - Arbëria News

Përplasjet e delegacionit shqiptarë me europarlamentarët. Gjoni pyet, Bogdani përgjigjet

Në ditën e dytë të seminari të organizuar nga Parlamenti Europian, viagra 100mg për dialogun politik dhe funksionimin e demokracisë në vendet e zgjerimit, malady e morën fjalën dhe përfaqësuesit e delegacionit shqiptar, approved disa nga të cilët nuk kanë ngurruar të ndezin debatin me komisionerë të këtij institucioni europian. Kështu sipas njoftimeve mediatike mësohet se Ralf Gjoni, këshilltar i kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, ka shtruar një pyetje për zotin Brok, të cilës më parë i është përgjigjur deputeti I PD-së Gert Bogdani.

 Çfarë ndodh kur krijohen të gjitha hapësirat për opozitën që të marrë pjesë e të jetë konstruktive, dhe nëse motivi i vetëm absolut për bojkot, e këtu nuk i referohem vetëm Shqipërisë, bëhet për qëllime të ngushta politike? I është drejtuar panelit këshilltari Gjoni sipas të cilit: “mesazhet nga Brukseli janë shumë të rëndësishme dhe ajo që dua të them me këtë është se ato duhet të jenë koherente, dhe jo të përqafojnë detyrimisht agjendat e ndryshme politike të këtyre vendeve”.

Dëgjova kolegun tim nga LSI-ja që fliste për grupe miqësore dhe organe të tjera të domosdoshme që kryesohen nga opozita, çfarë është si t’u shesësh akull eskimezëve. Në demokraci flasim për komisione hetimore si i vetmi mjet i opozitës për të kontrolluar qeverinë meqë flasim për lirinë e shprehjes. Ai foli dhe për një perceptim të klimës negative në vend, si e nxitur nga opozita. Ndërkohë që skandali i fundit në Shqipëri, siç jeni në dijeni, nuk vjen nga opozita, por vetë mazhoranca, ku deputeti akuzon drejtuesin e Kuvendit dhe Kryeministrin e tij. Pra, është diçka mes tyre”, ka qenë përgjigja e dhënë nga deputeti i opozitës Gerti Bogdani, ndërkohë që Elmar Brok, kreu i Komitetit të Jashtëm i PE-së, theksoi:

“Jam shumë i interesuar të di se si do të shkojnë gjërat për këtë hetim në Shqipëri mbi akuzat apo çështjen ligjore, e në Shqipëri është edhe ky shembulli që qeveria fajëson opozitën për çfarë nuk arrin. Demokracitë në zhvillim nuk duhet të kenë nevojë për Brukselin. Nuk do të ndihesha rehat po të ndërhyja mes qeverisë dhe opozitës dhe nuk ka pse të ketë vend për ndërmjetësim nga ana jonë”.

Ndërsa Knut Fleckenstein, raportues për Shqipërinë në PE, nënvizoi: “Jam i sigurt se kolegët e PPE-së nuk po veprojnë mirë, si në Parlamentin Europian, ashtu dhe në Bundestag, por nuk më takon mua t’u tregoj se çfarë duhet të bëjnë ata. Qeveria dhe opozita duhet të shfrytëzojnë çdo mundësi për të zgjidhur problemet me krimin apo median, nëse duan vërtet, por kjo më së pari duhet të ndodhë në Parlament. Në të kundërt, është njësoj si të paguash një shitëse që nuk paraqitet fare në dyqan”. Arberia News

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

seventeen + sixteen =