Përpunimi i qumështit/ Peleshi paralajmëron kontrolle të rrepta - Arbëria News

Përpunimi i qumështit/ Peleshi paralajmëron kontrolle të rrepta

Ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi ka paralajmëruar se viti 2018 do të nisë me një kontroll të thelluar në industrinë e qumështit e nënprodukteve të tij, me qëllim rritjen e sigurisë ushqimore.

Në një intervistë për Vizion Plus, Peleshi theksoi se ky sektor së bashku edhe me produktet e mishit nuk ofrojnë garancinë nevojshme ndaj dhe Bashkimi Europian e ka mbyllur derën e eksportit.

Gjithashtu ai u shpreh se produkti i qumështit do të kontrollohet që në gjenezë e deri sa mbërrin në tavolinë.

Paralelisht me këtë objektiv, Peleshi thekson se zhvillimi i agroturizmit do të jetë në fokus. Për këtë qëllim janë evidentuar 100 fshatra nga veriu në jug, të cilat do të kenë lehtësira fiskale me qëllim nxitjen e investimeve.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

twenty − 6 =