Përse Knutin e ka habitur veç Monika Kryemadhi? - Arbëria News

Përse Knutin e ka habitur veç Monika Kryemadhi?

 

Në fjalën e tij, eurodeputeti Knut Fleckenstein, veçoi në mënyrë kritike kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi, duke nënvizuar se deklarata e saj ishte shumë e qartë nga njera anë dhe zhgënjyese nga ana tjetër.
Në të vërtetë Kryemadhi, ishte “zhgënjyese” për Fleckestein, sepse ishte e qartë, apo sepse kryetarja e LSI, pa doreza, tha që: “Ata e kanë marrë vendimin e tyre që në Shqipëri ka nevojë për ndryshim, nëse europianët nuk e kuptojnë këtë gjë ky është problemi i tyre.”
Në të vërtetë në fund të konferencës për shtyp, eurodeputeti Tune Kelam tha:  Tani është puna juaj, është problemi i brendshëm i juaji për të gjetur gjuhën…”, duke rënë tërthorazi dakort me deklaratën e qartë të Kryemadhit.
Ka ndikuar pa dyshim në këtë deklaratë, bindja dhe ndonjë analizë e brendshme, raportuar nga ambasadorët rezidentë në Tiranë, se qëndrimi i Kryemadhit, është i drejtëpërdrejtë dhe pa asnjë luhatje…/360grade.al

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

8 + 7 =