Pezullohet shefi i Komisariatit Vaut të Dejës dhe 2 policë, çuan drej vetvrasjes shkodranin - Arbëria News

Pezullohet shefi i Komisariatit Vaut të Dejës dhe 2 policë, çuan drej vetvrasjes shkodranin

Ngjarja e rëndë që i ndodhi familjes së Ardian Kallamit, i cili u vetvra pasi doli nga komisariati, ka sjellë pezullimin e shefit të Komisariatit të Vaut të Dejës dhe dy punonjësve të policisë.

Pas denoncimit të familjarëve dhe kryerje të hetimeve paraprake, këta të fundit akuzohen për shpërdorim detyre, pasi mendohet se kanë ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj viktimës.

Ditën e sotme drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, ka urdhëruar sot masën e pezullimit nga detyra, përkatësisht për P. Ç., Shef i Komisariatit të Vaut të Dejës dhe punonjësit Z. D dhe P. Zh., me detyra si Specialist policor të zonës.

Materialet përkatëse janë referuar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për ndjekje të mëtejshme penale konform ligjit.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 + eleven =