Plagosja e vëllait të kryebashkiakut të Bulqizës/ Në pranga pronari i lokalit dhe shoku, fshehën provat - Arbëria News

Plagosja e vëllait të kryebashkiakut të Bulqizës/ Në pranga pronari i lokalit dhe shoku, fshehën provat

Vëllai i kryetarit të Bashkisë së Bulqizës Lefter Alla, Vangjel Alla

BULQIZË– Është arrestuar pronari i lokalit ku një ditë më parë u plagos me armë zjarri Vangjel Alla, vëllai i kryetarit të Bashkisë së Bulqizës Lefter Alla. 37 vjeçari me inicialet B.Ç është vënë në pranga për fshehjen e provave materiale që u lanë në lokalin e tij pas sherrit mes Vangel Alla dhe Ilir Dani, një person me precedentë të mëparshëm kriminal.

Në Burrel ka rënë në pranga edhe 24 vjecari  D.S i shpallur në kërkim pas ngjarjes, pasi ai ka ndihmuar autorin të largohet nga zona. Por ende mbetet në kërkim autori i plagosjes së Vangjel Allës, Ilir Dani. Më herët për mediat Kryetari i Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla është shprehur se ngjarja nuk ka lidhje me postin e tij. Kujtojmë se Lefter Alla mori detyrën e kryebashkiakut nga daja i tij, Milaim Damzi në gusht pas zgjedhjeve vendore të 30 qershorit.

Por grupi hetimor që ka marrë në dorë çështjen po vijon hetimet për ta zbardhur ngjarjen dhe për këtë kanë marrë në pyetje dy dëshmitarët e sipërcituar të cilët janë arrestuar këtë të enjte.

/SH.com/

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

20 + 7 =