Plarenti që guxon për Beratin - Arbëria News

Plarenti që guxon për Beratin

Shqiperia eshte ne vorbullen e inatit, te protestave, te akuzave te dy logove kryesore PD e PS…ah, edhe LSI-se.
Kunder kesaj rrjedhe te njohur nder ne, si nje udhetar i çuditshem qe ngulet ne vendin ku dikur u nis, kthehet ne Berat me nje pakete te re dialogu e shprese nje kandidat i pavarur per kryetar Bashkie.
Plarent Aleksi. ( shfletoni per ta njohur…) qe te shkoni ne Berat per ta votuar.
Plarent Aleksi guxon dhe kthehet ne Berat, pas shume eksperiencash ne institucione edukimi e formimi perendimor.
I dashur Plarent,
Une jam e dashuruar me Beratin. Po aq edhe qindra e mija beratas te tjere te shperngulur e te ikur, gjithmone me koken mbetur pas, duke ndjekur me trishtim plakjen dhe shtrydhjen e ketij vendi te bekuar nga Perendia e te mallkuar nga politika.
Ti mund te ktheheshe ne Berat si turist e t’u mburreshe miqve te tu te shumte ne kancelarite e politikes europiane per guret, per kishat, lumin e keshtjellen.
Por besome, ti ke guxuar shume duke kandiduar si kryetar bashkie i pavarur ne Berat.
Ku i ke grupet e fuqishme te gangstereve qe te te mbrojne krahet, te kercenojne kundershtaret e tu naten, te shkaterrojne e te premtojne kundrejt votes per ty?
Ku i ke biznesmenet e fuqishem qe te te dhurojne llokma paresh, jo me qellimin qe t’i fitosh zgjedhjet, por qe te sigurojne litarin rreth qafes tende per te te shfrytezuar me pas egersisht?
Ku e ke platformen e genjeshtrave, mashtrimeve, premtimeve dhe sharjeve per rivalet e tu ne kete gare te çuditshme qe i ngjan makinerise se tmerrshme te tortures se Kafkes?
I dashur Plarent Aleksi,
Dua shume te besoj se po sjell nje ere te re mentaliteti dhe shprese ne nje vend qe eshte magjepses vetem per turistet qe flene tre net ne ate qytet.
Sepse votuesit e tu jane me te pashpreset e Shqiperise. Me e shumta, ushqehen duke mbyllur kavanozet me turshi te Sidnejit apo qepur kemishat e fasorerive per dyqind mije lek te vjetra ne muaj.
Ti po hyn ne nje qytet qe shpiku universitet te ngjashem me tregun e fruta perimeve qe i ngopin me hormone e ngjyrues, por nuk guxoi kurrkush te hapte nje shkolle restaurimi, nje shkolle profesionale qe te ngjallte shprese e deshire per ta dashur qytetin me teper nga tre netet e perralles se turisteve.
Po besoj se kandidatura jote eshte nje risi e guximshme per ate vend, ku, sido te votohet, ose fiton PS, ose fiton aleati i PS-se qe del nga llogari te fshehta me krimin, korrupsionin dhe matrapazllekun e madh.
Si do t’u mbushesh mendjen votuesve se ti je prej nje shkollimi e formimi tjeterlloj e qe vaksinimi yt perendimor, personaliteti e ndershmeria jote te mbrojne nga kolera e korrupsionit dhe e fodullekut politik?
Si do te bisedosh me kusherinjte e mi neper fshatra e t’i besh te votojne emrin dhe platformen tende, pa u çuar nje thes me miell naten e nje zarf te ndyre, diku, ne te gdhire, nje ore para zgjedhjeve?
Si do t’i mbrosh votat nga kutite fisnore, nga kryepleqte e shitur, nga komisioneret, me te shkathet se bursistet e Wall Street-it?
Dhe se fundmi, mik i dashur, mos harro se asaj liste te gjate profesionale ne Currikulen tende profesionale, shpifesit e medhenj qe jane ne kete gare, kunder teje, do t’i shtojne ndonje histori me dashnore, me vjedhje, me korrupsion, me krim, pikerisht ato vese qe i mbajne ne kurrizin e tyre prej 30 vjetesh e qe i sherbejne si virtyte.
Guxo, merr pjese.
Sepse e meriton me shume nga kushdo tjeter nje kryetar bashkie kaq te paster, Berati. Ajo porta e propozuar nga nje turist i huaj qe duhej te vendosej ne hyrje te tij e te paguhej per te pare ate qytet, eshte e domosdoshme per t’u mbyllur me lloz te forte vote per kandidatet hajdute, mashtrues e sharlatane.
Futu ne gare e fito, sepse kusherinjeve te mi do t’u flas edhe une, ashtu si dhjetra te tjere do bisedojne ndershmerisht me fisin e tyre. Sepse e meritojme nje kryetar bashkie qe ta shohim me admirim, duke e pare drejt e ne sy.

Dashamiresisht, Miranda

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

2 × four =