“A po funksionojnë gjykatat?” - Arbëria News

“A po funksionojnë gjykatat?”

NGA: THEODHORI SOLLAKU

Kur gjermanët ishin duke bombarduar Londrën, viagra order ndërsa Kryeministri Winston Churchill po informohej për dëmet dhe kolapsin ekonomik, what is ed pyeti: “A po funksionojnë gjykatat?” Kur iu tha se gjykatësit ishin duke dhënë drejtësi normalisht, and Churchill u përgjigj: “Faleminderit Zotit. Nëse gjykatat funksionojnë, asgjë nuk mund të shkojë gabim.” Në këtë kohë të rrëmujshme, Kryeministri, kryetari i opozitës, kryetari i Kuvendit, deputetët, ambasadori/et, OJQ-të dhe kushdo tjetër është legjitim të pyesë: A po funksionojnë gjykatat?

Përgjigja është PJO- sepse shkruajnë vendime si të shpëtojnë me procedurë. Siç është bërë e ditur, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), bazuar në informacionin policor të Prokurorisë së Përgjithshme dhe në zbatim të ligjit të dekriminalizimit, ka shpallur të pavlefshëm dhe përfundimin e parakohshëm të mandatit të kryetarit të Bashkisë Kavajë. Më tej, KQZ-ja këtë vendim ia njoftoi menjëherë Kryeministrit për të vijuar me procedurat e parashikuara nga neni 115 i Kushtetutës.

Këshilli i Ministrave (KM) nxori vendimin përkatës, duke shkarkuar nga detyra kryetarin e Bashkisë Kavajë, për shkak të shkeljeve të rënda të ligjit. Pas kësaj, kryetari i Bashkisë Kavajë, bazuar në të drejtën që i jep neni 115/2 i Kushtetutës, iu drejtua Gjykatës Kushtetuese duke kërkuar shfuqizimin e VKM-së për shkak se:

-nuk kishte asnjë akt zyrtar, siç e kërkon ligji i dekriminalizimit, që të justifikonte faktin se ai ishte subjekt i ligjit të dekriminalizimit.

Përkundrazi, kryebashkiaku i paraqiti Gjykatës Kushtetuese dëshminë e pastër të penalitetit të lëshuar nga autoritetet italiane, ndërsa Prokuroria, KQZ-ja dhe KM nuk mundën të paraqisnin as numër dhe as datë të vendimit të dënimit të pretenduar, e jo më kopje zyrtare të vendimit të formës së prerë të dënimit, ashtu siç e kërkon ligji i dekriminalizimit.

– Vendimi i Këshillit të Ministrave për nga natyra dhe ashpërsia e tij (shumë më i ashpër edhe se vetë përcaktimet në Kodin Penal dhe në Kodin e Procedurës Penale) është sipas Konventës Europiane për të Drejta e Njeriut “dënim penal” dhe si i tillë, atij nuk mund t’i jepet fuqi prapavepruese, d.m.th., kryetari i Bashkisë nuk mund të vuajë një ndëshkim me natyrë penale për një vepër që nuk ishte parashikuar si e tillë në kohën e zgjedhjes së tij.

– Kryetarit të Bashkisë legjitimiteti i buron nga zgjedhje të drejtpërdrejta dhe si i tillë nuk mund të ketë organ administrativ që të bëjë shpalljen e pavlefshme të mandatit të tij. Pikërisht për shkak të pozitës së tij kushtetuese, shkarkimi nga detyra kërkon kurdoherë një vendim gjyqësor të dhënë nga Gjykata Kushtetuese.

Për fat të keq, Gjykata Kushtetuese nuk pati kurajën profesionale të zbatonte Kushtetutën, për t’u dhënë përgjigje pretendimeve të paraqitura para saj, t’i pranonte apo t’i rrëzonte. Në rastin konkret, Gjykata Kushtetuese, si gjykatë fakti në këtë rast, kishte detyrën e thjeshtë të hetonte nëse pretendimi i kryetarit të Bashkisë Kavajë qëndronte apo jo.

Nëse do të ushtronte rolin e saj siç e përcakton Kushtetuta, ajo gjykatë do ta kishte shumë të thjeshtë të konstatonte drejtësinë e pretendimit të kryetarit të Bashkisë Kavajë e, për rrjedhojë, vendimi do të ishte “detyrim përcaktim”; shfuqizim i VKM-së. Por për çudi nuk ndodhi kështu.

Ajo u shmang nga roli i saj kushtetues, duke i rënë shkurt: Kryetari i Bashkisë Kavajë nuk duhej të ankohej në Gjykatë Kushtetuese, sepse KQZ-ja dhe Këshilli i Ministrave (KM) “ia kishin futur kot” kur kishin nxjerrë aktet përkatëse. KQZ-ja nuk duhej të shkruante në dispozitiv të vendimit të saj që KM të vijonte me procedurat e parashikuara nga neni 115, d.m.th. të shkarkonte kryetarin e Bashkisë Kavajë për shkelje të rëndë të ligjit.

Po kështu edhe KM në këtë rast duhej të kuptonte që s’kish vend për nxjerrjen e një vendimi për shkarkim, pasi KQZ-ja më parë kishte vendosur përfundimin e mandatit. Rrjedhimisht nuk kish nevojë për aktet të tjera që të dublonin një vendim të tillë. Në këto kushte, VKM-ja nuk ka sjellë asnjë pasojë për kryetarin e Bashkisë Kavajë dhe në këto kushte ai s’mund të shkonte të ankohej në Gjykatë Kushtetuese.

Nëse do të shohim ligjin e dekriminalizimit, neni 10/1/d, në të është shkruar, e zeza në të bardhë, që KQZ-ja në rastet kur vendos ndërprerjen e mandatit të kryetarit të Bashkisë ka për detyrë të njoftojë Kryeministrin. Ligjvënësi jo më kot ka vendosur detyrimin e KQZ-së të njoftojë menjëherë Kryeministrin, sepse procedura kushtetuese e shkarkimit të kryetarit të Bashkisë është vetëm një: ajo e parashikuar nga neni 115 i Kushtetutës. Edhe kur të shkarkon KM, ky vendim mund të bëhet i ekzekutueshëm vetëm pasi të kontrollohet drejtësia e tij nga Gjykata Kushtetuese.

Kjo mbrojtje e veçantë kushtetuese e kryetarit të Bashkisë nuk mund të zbehet me rregullime të veçanta ligjore, përfshi edhe ligjin e dekriminalizimit. Veç të tjerash, kjo edhe për faktin se në hierarkinë e normave, ato me karakter kushtetues kanë epërsi mbi çdo rregullim tjetër ligjor. Ligji i dekriminalizimit, kur i vë detyrë KQZ-së që të njoftojë Kryeministrin në rastin e konstatimit të mbarimit të parakohshëm të mandatit të kryetarit të Bashkisë, ka pasur parasysh pikërisht nenin 115 të Kushtetutës.

Ndryshe, duhej të njoftonte Presidentin e Republikës, i cili ka detyrimin kushtetues të caktojë ditën e zhvillimit të zgjedhjeve në bashkinë që mbeti pa kryetar. Por Presidenti nuk u ngut të caktonte datën e zgjedhjeve, sepse ashtu si Këshilli i Ministrave, e kishte të qartë që ai vepron mbasi Gjykata Kushtetuese përfundon shqyrtimin e çështjes. Nga ana tjetër, logjika e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të çon në përfundimin se të tria institucionet kryesore të shtetit kanë “gabuar” në rastin e kryetarit të Bashkisë Kavajë.

KQZ-ja që i kujtoi Këshillit të Ministrave që të vijonte me procedurat e parashikuara nga neni 115 i Kushtetutës; Këshilli i Ministrave nuk duhej të nxirrte vendim për shkarkim të zotit Roshi, sepse KQZ-ja vendimin e saj e kishte bërë me “hile”; se Presidenti i Republikës ka bërë shkelje, sepse brenda 45 ditëve nga vendimi i KQZ-së (29 dhjetor 2016) duhet të caktonte datën e zgjedhjeve në Kavajë, d.m.th. brenda datës 13 shkurt dhe jo në datë 7 maj, siç e dekretoi. Në fakt, të tria aktet juridike që cituam më sipër janë ende në fuqi.

Ato janë të botuara në Fletoren Zyrtare dhe askush nuk i ka kundërshtuar për paligjshmëri apo antikushtetueshmëri. Për më tepër që edhe vetë Gjykata Kushtetuese në vendimin e saj, duke rrë- zuar kërkesën e kryetarit të Bashkisë Kavajë, i ka lënë me fuqi juridike ende dhe sot të tria këto akte. Por paradoksi nuk mbaron këtu. Sipas ligjit organik të Gjykatës Kushtetuese, kerkesa e paraqitur nga kryetari i Bashkisë Kavajë shqyrtohet paraprakisht nga një kolegj, i perbere nga tre gjyqtare te Gjykates Kushtetuese.

Ky Kolegj, pasi shqyrtoi çështjen, vendosi kalimin e saj në seancë plenare. Pra, logjikisht, përderisa çështja kaloi në seancë plenare, atëherë subjekti legjitimohej për të vënë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese. Në të kundërt, kërkesa duhej të ishte rrëzuar për shkak të mungesës së legjitimitetit që në këtë fazë dhe këtë gjë e përcakton neni 31/2/b i ligjit për Gjykatën Kushtetuese.

Pra më së shumti, përderisa kaloi fazën e shqyrtimit në Kolegj, moskalimin në Mbledhjen e Përgjithshme të Gjyqtarëve, por shqyrtimin në seancë plenare, legjitimiteti i kërkuesit ishte i plotë dhe pritej vetëm shqyrtimi i themelit të çështjes. Më së paku tre gjyqtarët e Kolegjit nuk mund dhe u ndalohej juridikisht dhe profesionalisht të votonin dy herë në mënyrë të ndryshme për të njëjtën çështje; një herë në Kolegj për të kaluar çështjen në seancë plenare, sepse subjekti legjitimohej, dhe një herë tjetër në vendimin përfundimtar se subjekti nuk legjitimohej për të vënë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese, në rastin Roshi, vetëm bën interpretime të sforcuara për t’iu shmangur përgjegjësisë për t’i dhënë përgjigje pretendimeve të parashtruara nga kryetari i Bashkisë Kavajë. Ajo Gjykatë, në vend që t’u jepte përgjigje këtyre pretendimeve, ka marrë përsipër të interpretojë veprimet ligjore procedurale të ndjekura nga KQZ-ja, veprimet kushtetuese të Këshillit të Ministrave dhe, indirekt, edhe ato të ndjekura nga Presidenti, kur askush nuk i kërkoi interpretim.

Për më tepër që ka një parim të njohur: Gjykata Kushtetuese bën vetëm interpretimin përfundimtar të Kushtetutës bazuar në kërkesë të subjekteve që legjitimohen për t’iu drejtuar asaj, ndërsa interpretimin e ligjit dhe të Kushtetutës e bëjnë organet që kanë për detyrë ta zbatojnë atë, konkretisht KQZja dhe KM. Teksti i vendimit të saj është paradoksal dhe madje precedent i rrezikshëm në jurisprudencë, sepse merr përsipër të shohë përputhshmërinë e vendimit të KQZ-së me ligjin e dekriminalizimit, merr përsipër të gjykojë përputhshmërinë e VKM-së me ligjin e dekriminalizimit, kur përputhshmëria e ligjit dhe akti nënligjor nuk është aspak në kompetencën e saj.

Sot në SHBA, individë dhe akademikë, duke shfrytëzuar lirinë e shprehjes, hartojnë dhe publikojnë listën me 20 vendimet më të këqija të Gjykatës Supreme. Nëse këtë gjë dikush do ta bënte në Shqipëri, vendimi në fjalë i Gjykatës Kushtetuese me siguri do të ishte në top-20; vetëm se numrin rendor nuk e përcaktojnë dot, se me siguri vendime të tjera më paradoksale do të vijnë.

Deri më sot kishim dëgjuar që individë të veçantë kishin fituar me procedurë çështjen në gjykatë. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese në rastin e kryetarit të Bashkisë Kavajë tregoi që edhe Gjykata “fiton” me procedurë.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 − 3 =