“Po ju prishin reputacionin” 5 Gabime te makeup-it qe po bejme perdite dhe asnje nuk na e thote - Arbëria News

“Po ju prishin reputacionin” 5 Gabime te makeup-it qe po bejme perdite dhe asnje nuk na e thote

Grimi është një proces mjaft i rëndësishëm për gjininë femrore. Shumë vajza, gra nuk preferojnë të dalin nga shtëpia nëse nuk janë lyer.

Por ka edhe nga ato që grimin nuk e kanë pjesë të rëndësishme të përditshmërisë së tyre. Ato janë thjesht të kënaqura, me bukurinë e tyre “ujë dhe sapun”.

Por ne sot kemi disa këshilla, për ato femra që janë të apasionuara pas grimit, por që bëjnë disa gabime në lyrjen e fytyrës. Si çdo gjë që ndryshon me kohën edhe tendencat e grimit ndryshojnë. Ja disa prej gabimeve që duhet t’i ndaloni së bëri.

1. Lyrja e tepërt e syve

Dikur preferohej që të lyheshin shumë sytë, pasi e tillë ishte moda e atyre viteve. Por edhe sot ka vajza të cilat preferojnë që ta teprojnë me lyerjen e syve. Vendimi mbetet i juaji, por të lyerit sytë me ngjyra të errëta dhe shumë nuk është më në modë.

2. Lyerja e buzëve jashtë kontureve

Kur nuk ke fatin të kesh buzë të plota, zgjidhja është një buzëkuq i mirë, dhe mënyra e lyerjes e cila mund të bëjë që ato të duken më të plota. Por mos e ekzagjeroni pasi nëse e teproni me kalimin e buzëkuqit jashtë kontureve, ju nuk do të dukeni aspak natyrale.

3. Përdorimi i qepikëve falso

Qerpikët falso jnë zgjedhja ideale për femrat të cilat vuajn faktin e qerpikëve të shkurtër apo të rrallë. Një palë qerpik fallco dhe pamja juaj ndryshon krejtësisht. Por përdorimi i ekzagjetuar i tyre mund t’ju bëjë të dukeni jo mirë.

4. Vetulla tepër të holla ose të tepër të trasha

Dikur ishte moda që vajzat preferonin vetullat e holla. Sot ka ndryshuar, dhe vajzat parapëlqejnë ato të trashat. Por edhe kjo ndarje drastike që i bën vajzat të duken të gjitha njësoj nuk mund të jetë in. Duhet të ketë një të mesme të artë të trashësisë së vetullës, që t’i bëjë vajzat të duken më natyrale, dhe jo një kopje e njëra-tjetrës.

/BLACK OUT/

 

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

three × 1 =