Policia greke zbardh gjithë skemën e trafikut, emrat 'kyç' që drejtonin nga Shqipëria, Greqia dhe Belgjika - Arbëria News

Policia greke zbardh gjithë skemën e trafikut, emrat ‘kyç’ që drejtonin nga Shqipëria, Greqia dhe Belgjika

klement-balili-22

Dokumenta të policisë greke, cheapest të publikuara nga mediat e vendit fqinj zbardhin të gjithë skemën si funksiononte trafiku i drogës, që drejtohej nga Klemend Balili.

Pjesë e shkrimeve të mediave të huaja është edhe roli i shqiptarëve në trafik. Celula e trafikantëve që kultivonin drogën dhe garantonin dërgimin e hashashit në kufi me Greqinë ishte një celulë e veçuar nga ajo e Greqisë dhe e Belgjikës.

Ndërkohë që në Greqi dhe Belgjikë janë arrestuar tashmë të gjithë trafikantët, në Shqipëri nuk është ndërmarrë asnjë veprim dhe për më tepër nuk jepet asnjë informacion në media. Në Athinë është arrestuar Georgios Alifantis bashkëpunëtori më i ngushtë i Balilit. Në Bruksel janë arrestuar dy vëllezërit Dhimitër dhe Xhevahir Poti. Për Balilin ende nuk është nxjerë një mandat arresti nga policia Shqiptare,ndërkohë që pala greke e ka shpallur në kërkim.

Grupi përdorte agjencitë e udhëtimeve dhe agjencitë e transporteve si brenda dhe jashtë vendit për të fshehur drogën, ku shpesh herë e ka bërë këtë gjë në trajlera të mbushur me gurë dekorativë (Mermer), trajlera të ngarkuar me çokollata dhe drurë për zjarr.

SHQIPTARËT
Kelmend Balili 44 vjeç, shtetas shqiptar, banues Sarandë Shqipëri
Petro Dalanaj 59 vjeç, profesioni peshkatar, Sarandë
Kleanth Palaj 22 vjeç, profesioni peshkatar, Sarandë

Zaharia Rondo 50 vjeç, profesioni shofer, lindur Himarë, banues Kifisia Athinë
Stefan Zoto 43 vjeç,profesioni shofer, lindur Himarë, banues Pagrati Athinë

GREKËT
Georgios Alifantis 46 vjeç, profesioni shofer, Nikea Athinë
Ksenofon Anagnostopulos 52 vjeç, biznesmen shitje makinash, Kifisia Athinë
Thomas Aleksaqis 59 vjeç, profesioni shofer, Koropi
Harallambos Paçavuras 33 vjeç, profesioni shofer, Veria
Spiridhon Kolevris 52 vjeç, profesion shofer, Zakintho
Athina Vosu 37 vjeçe, e papunë, Zakintho
Dhimitrios Papadhomihelaqis 46 vjeç, profesioni instruktor palestre, Koridhalos Athinë
Kristos Korianopulos 48 vjeç, i papunë, Nikea Athinë
Mihail Sofronas 56 vjeç, profesioni elektraut, Keratsini Pirea
Nikolaos Tasopulos 50 vjeç, profesioni xhenerik, Kalithea Athinë
Stamatis Buropulos 44 vjeç, i papunë, Neos Kosmos Athinë

Joanis Rumeliotis 59 vjeç, shtetas grek, banues Blagoevgrad
Antonios Kaçandonis 39 vjeç, shtetas grek, banues Athinë Greqi.

BELGJIKE
Dhimitër Poti 50 vjeç, shtetas shqiptar, banues Bruksel Belgjikë

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 − three =