Policia plan masash për mbarëvajtjen e zgjedhjeve, Qato: 6699 efektivë të angazhuar - Arbëria News

Policia plan masash për mbarëvajtjen e zgjedhjeve, Qato: 6699 efektivë të angazhuar

6699 punonjës policie do të jenë të angazhuar të mbarëvajtje e proçesit të zgjedhjeve.

Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat e nevojshme për mbarëvajtjen e proçesit zgjedhor në 21 qershor.

Ka qenë Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, nurse Altin Qato, i cili bëri me dije se duke filluar nga ora 18:00 e ditës së nesërme dhe deri në 07:00 të 21 qershorit policia do të marrë në ruajtje të gjitha Qendrat e Votimit, ndërsa Qëndrat e Numërimit të Votave do të merren në ruajtje në nga ora 18:00 e 21 qershorit deri në përfundim.

Qato në një konferencë për mediat bëri me dije se forcat e policisë do të angazhohen maksimalisht për të ruajtur rendin dhe sigurinë ditën e zgjedhjeve, por edhe parandalimin e ngjarjeve kriminale. “Garantim rendit publik dhe mbarëvajtjen e takimeve elektorale, mbi 2 mijë të tilla. Gjatë fushatës nuk u shënua asnjë incident i rëndë, janë referuar raste për dëmtime të lehta të zyrave apo posterave. Policia e Shtetit ka marrë masa për ruajtjen e KZAZ dhe QV­ve me mbi 6699 efektivë”, theksoi zvdrejtori i policisë.

Ndër të tjera Qato tha se policia do të jetë në krye të detyrës.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

sixteen − fifteen =