Policia rrugore, 960 gjoba për rripin në 24 orët e fundit - Arbëria News

Policia rrugore, 960 gjoba për rripin në 24 orët e fundit

1473929079gjoba

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin, buy information pills policia ka ndëshkuar 966 qytetarë për mosvendosje të rripit të sigurimit. Gjobat  për mosvendosje të rripit të sigurimit shkojnë nga 5 mijë deri në 15 mijë lek të reja. 

Ndërkohë po gjatë ditës së djeshme, janë vënë në pranga edhe 2 persona pasi kanë drejtuar automjetin pa leje drejtimi. Gjithashtu, janë pezulluar gjithsej 20 leje drejtimi, nga këto 3 për alkool, 14 për shpejtësi dhe 3 për shkelje të ndryshme. Në total gjatë ditës së djeshme, policia ka vendosur gjithsej për shkelje të ndryshme 2.513 masa administrative.

Policia bën të ditur se edhe në ditët në vijim do vijojë zbatimi i rreptë i Kodit Rrugor jo vetëm për nenin 170, për vendosjen r rripit të sigurimit, por për të gjithë shkelësit e Kodit Rrugor me qëllimin e vetëm rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

6 + fourteen =