Post Lazio-Roma|Pioli:"Garcia? I padrejtë". Garcia:''Aman pusho,inatci" - Arbëria News

Post Lazio-Roma|Pioli:”Garcia? I padrejtë”. Garcia:”Aman pusho,inatci”

Tekniku bardhekaltër komenton pas derbit fjalët e teknikut të Romës: “Isha dakort të vinte një trajner i huaj,mendoja që do mësonim por…”. Më pas përballja në sallën e shtypit dhe replika e Garcias :”Nuk di të pranosh humbjen”

Trajnerët e huaj vijnë në Itali dhe bëhen më keq se ne, Garcia mund të shmangte fjalët që ne jemi ‘qaramanë’ dhe që flet për një ndeshje që u duk që ata nuk luajtën. Nuk ishte i drejtë dhe profesional”. Kështu trajneri Stefano Pioli i Lazios , pas humbjes me Romën i acaruar me fjalët e francezit në virgjilje të derbit.
Fjalët e francezit :”Duket që Roma duhet të luaj me 12 lojtarë për të arritur të marrë një rezultat, më duket absurde. Kujtoj që Lazio fitoi ndeshjen me Samp me gol të parregullt pasi qan pas ndeshjes me Interin”. Lazio e cila u detyrua të shihte festimet e Romës për kualifikimin e drejtpërdrejt për në Champions League nuk merr qortimin e Piolit : “Nuk e kam parë festën dhe sinqerisht nuk më bezdis por besoj që është gjë normale në këto raste”.

Një koment i Piolit nuk vonoi shumë për tek veshi i Rudi Garcias. Skena ndodh në korridorin përpara dhomës së shtypit. Jo takim por kryqëzim mes Piolit dhe Garcias. Mes të dyve polemikë e hapur, pas fjalëve në vigjilje të francezit. “ Je një mashtrues,ti që flet për qaramanë”-Pioli eshte drejtuar francezit. Ky i fundit i kthehet: “Hesht , nuk di të njohësh humbjen , je inatci”.  Trajneri i Lazios: “Tani fol për këtë ndeshje,mos fol për gjë tjetër.” 

Pioli e analizon kështu humbjen: “Ne provuam,sidomos në fillim. Roma u mbrojt shumë mirë , ne bëmë ndeshjen , por duhet të provojmë të cajmë më shumë përpara. Ishte një ndeshje e vështirë e cila duhet të mbaronte me një rezultat tjetër.”  Një rezultat që ndoshta do të vinte me një performancë tjetër të Felipe Anderson dhe Maurit sot disi në hije : “ Normalisht që ndeshje të tilla vendosin performanca individuale, por Felipe ka bërë performanca të shkëlqyera. Stefano nuk kishte një detyrë të lehtë sot.”

Për Europën Pioli thotë dhe të tijën: “Kualifikimi i drejtpërdrejt i munguar të dëshpëron. Humbëm dy ndeshje që nuk duhet ti kishim humbur por ne do të punojmë për të ngritur kokën dhe me kokën lart do të vemi dhe në Napoli. Sezoni ynë nuk mbaroi sot.”

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

seventeen + 12 =