Pozicioni i Gjermanisë ndaj Venezuelës - Arbëria News

Pozicioni i Gjermanisë ndaj Venezuelës

Gjermania e ka njohur si president të tranzicionit udhëheqësin e opozitës në Venezuelë Juan Guaidó. Por Oliver Pieper shpreh dyshim, nëse presioni diplomatik ndaj Karakasit do të ndryshojë vërtetë diçka në vend.

I pyetur, se sa lëvizje i mendon paraprakisht në shah, legjenda e shahut  Bobby Fisher një herë është përgjigjur: “Unë nuk mendoj aspak në avancë, unë fitoj edhe kështu!” Përgjigja e mjeshtrit të madh Samuel Reshevsky ndaj së njëjtës pyetje nuk ishte me kaq mendjemadhësi kur tha, se: “Një lëvizje më tej se kundërshtari!”

Gjermania fillimisht i vendosi një ultimatum kreut të shtetit venezuelan Nicolás Maduro: Atij iu dhanë tetë ditë kohë për të shpallur zgjedhjet e reja – presidenciale kuptohet, jo ato parlamentare. Në rast të kundërt Berlini do të njihte Juan Guaidó si president të tranzicionit. Ndërkohë ministrat e jashtëm të BE-së nuk mundën të bien dakord për një pozicion unik lidhur me Venezuelën dhe kësisoj pozicioni gjerman u dobësua edhe më shumë.

 

Si reagim ndaj refuzimit të Maduros për të shpallur zgjedhjet presidneciale, Gjermania dhe shumë vende të tjera të BE-së tashmë e kanë njohur si president të tranzicionit udhëheqësin e opozitës Juan Guaidó. Kancelarja Angela Merkel tha, se ajo pret nga Guaidó, që ai “mundësisht shpejt të iniciojë një proces elektoral”. Gjermania pra u mbahet fjalëve të saj dhe tregon qendrim – por tani e ka radhën Venezuela. E ka pak gjasa, që ndaj përgjigjes tjetër të Venezuelës të jetë e gatshme replika e përshtatshme: Presidenti Maduro do ta përsërisë, që ai është presidenti i zgjedhur, Guaidó do të theksojë, që e konsideron veten si presidentin legjitim të tranzicionit. Mbetet e paqartë, se si Guaidó do të organizojë zgjedhje presidenciale duke anashkaluar Maduron, që ende mund të mbështetet tek aparati shtetëror. E çfarë do të bëjë Gjermania pas kësaj?

Nëse tani nuk e heqim qafe Maduron, atëherë nuk do t’ia dalim asnjëherë tjetër, thonë mbështetësit e Guaidós. Sa më shumë zgjat loja për pushtetin në Venezuelë, aq më shumë rriten shanset e Maduros që të mbetet në krye të vendit. Ndoshta, sepse ai gjithmonë mendon një lëvizje më tej se kundërshtari i tij.

 

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

5 × two =